E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Ambasadori i Serbisë në SHBA provokon rëndë: Krenar për bashkëkombësen Dua Lipa

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç, e ka cilësuar këngëtaren me famë botërore Dua Lipën bashkëkombëse të tij.

Ai ka provokuar me deklaratën e tij në Twitter. “Duke lënë komentet e urrejtjes anash, jam shumë krenar për bashkëkombësen tonë të dashur Dua Lipa (vendos edhe flamurin e Serbisë) edhe pse ajo mund të mendojë ndryshe për çështjet politike”, shkruan Gjuriç gjatë një replike me ish-ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Të menjëhershme kanë qenë reagimet nga përdorues në Twitter që kanë shpërndarë fjalimet e Lipës që flet për vuajtjet e Kosovës, e se sa krenare është që është shqiptare.

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është një nga yjet e famshëm të tregut ndërkombëtar, e cila rrjedh nga një familje refugjate. Familja e saj u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar nga Kosova, në vitet ‘90.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...