E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Paralajmëron sekretari i Bashës: Nuk ka bir k*rve që më tremb!

Sekretari për pushtetin vendor në PD, Roland Bejko, ka shpërthyer pas fyerjeve që kanë ardhur në adresë të tij, për shkak të qëndrimeve politike. Përmes një mesazhi në  Facebook, Bejko shkruan se komentet fyese që do të vijnë në faqen e tij, do të marrin reston që u takon.

Mjaft i drejtëpërdrejtë në qëndrimin e tij, ai thotë se kushdo që shan e fyen përse nuk është dakord që PD të drejtohet nga Sali Berisha, do marrë përgjigjen me të njëjtën monedhë.

Dy ditë më parë, Bejko deklaroi në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’ në Report Tv se Sali Berisha ishte një burrë shteti deri në vitin 2013, por qasja e mëvonshme është e gjitha për interesa personale.

Ndër të tjera Bejko theksoi se shumica e anëtarësisë mbështet Lulzim Bashën. “Detyra e burrave të shtetit është të kapërcejnë mbi vetveten, dhe primare të jenë interesat e përgjithshme dhe interesat personale të zerohen. Ne kemi të kundërtën, interesat personale prevalojnë mbi ato të demokratëve dhe shqiptarëve”, deklaroi Bejko.

Ja se çfarë shkruan

Kushdo me emrin e vet a anonim qoftë që bën komente fyese në faqen time, do marrë mbrapsht reston me gjithë fjalorin e mundshëm nga ana ime, pra çdo fjalë që përmban fjalori i shqipes. Dhe kjo do jetë më e pakta. Nuk ka bir kurve që më tremb! Përkundrazi, po më bindni që së pari nuk e kam dit që rrotull njerëzve të.pushtetshëm në PD paskan pas pranë vetes kaq shumë llum, horra, banditë dhe kriptokunistë. Së dyti, nuk ma merrte mendja që Sali Berusha të kish kaq shumë fuqi që ta thithte të gjithë këtë llum pas vetes. Së treti, ndjesë shqiptarëve që janë përtej PD-së se këtë llum që ka shpërthyer si diare lope rrugëve të atdheut, përpak sa nuk ua bëmë peshqesh në qeverisje. Pra nuk do ndodhte gjë tjetër, veçse do tu hiqnim një kategori llumi, për ta zëvendësuar me kopjen e llumit. Shqiprarët u treguan vet të zgjuar, zgjodhën të mbanin në pushtet llumin origjinal. Edhe një herë, siç i thonë shqiptarçe, kushdo që shan e fyen pse unë nuk jam dakord që PD të drejtohet nga Sali Berisha do marrë reston që i takon.

Lexo edhe :   Sesioni i ri parlamentar, Berisha rikthehet në Kuvend
Lexo edhe :   Berisha: Ndal terrorit të narkopolicisë ndaj banorëve te "5 Maji"

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...