Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Transmetimi i koronavirusit përmes ajrit është i mundur, por jo i shpeshtë

5 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Transmetimi i koronavirusit përmes ajrit është i mundur, por jo i shpeshtë

Transmetimi i koronavirusit, përmes grimcave të vogla me Covid-19 të mbetura pezull në ajër në mjedise të mbyllura, a mund të jetë një nga rrugët më të zakonshme të përhapjes së tij? Shkencëtarët janë përpjekur t’i përgjigjen kësaj pyetjeje që nga fillimi i pandemisë, por provat nuk ka qenë gjithmonë të mjaftueshme dhe të qarta.

Një studim i fundit i kryer nga mjekët e Universitetit të Amsterdamit, tregon se kjo rrugë transmetimi është e mundur, por jo shumë efikase. Rezultatet janë botuar në “Physics of Fluids. Ne e dimë që midis rrugëve kryesore të infektimit janë spërklat e pështymës, që lëshohen në ajër gjatë kohës që flasim apo kollitemi.

Ato janë mjaftueshëm të mëdha për ta bartur brenda virusin, nëse dalin nga nje person që është i infektuar. Por përveç këtyre spërklave të mëdha, ka edhe disa të tjera më të vogla, më pak se 5 mikrometra  të gjata, të cilat mund të prodhohen gjatë kohës që marrim frymë, që janë mbetje të spërklave më të mëdha.

Këto mikro pjesë, që përbëjnë aerosolin, mund të qëndrojnë pezull në ajër. Dhe nëse janë në përqendrime mjaft të larta (dhe për një kohë që ende nuk është përcaktuar saktë), mund të përbëjnë baza e një transmetimi të Covid-19. Mbi këtë çështje, ka pasur një debat të gjerë nga shkencëtarët në të gjithë botën.

Studimet mbi këtë temë po shtohen, dhe prova të ndryshme tregojnë se ekziston rreziku i infektimit, sidomos veçanërisht kur bëhet fjalë për ambiente të mbyllura dhe të ajrosura dobët, apo në disa raste edhe jashtë në vende të tejpopulluara me njerëz.

Për këto arsye, kohët e fundit disa nga autoritetet më të njohura– dhe sidomos Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC),–e kanë përfshirë aerosolin në listën e rrugëve të mundshme të transmetimit të Sars-Cov-2, ndërsa OBSH ende jo.

Sot, shkencëtarët kanë studiuar përmes modeleve se si sillen spërklat në ajër, dhe si çdo mbetje e vogël mikroskopike mund të udhëtojë nëpër ajër, duke mbetur pezull dhe aktive.

Modeli riprodhon lëvizjet e këtyre grimcave, dhe bazohet në parametra si ngarkesa virale (numri i grimcave virale në një mostër të caktuar), dhe infektiviteti i Sars-Cov-2 . Bazuar në këto investigime, ata arritën në përfundimin se infektimi përmes aerosolit ”është i mundur por kjo ka pak gjasa të ndodhë, veçanërisht tek njerëzit asimptomatikë apo të sëmurët me simptoma të lehta dhe ngarkesë të ulët virale”, thuhet në studim.

Për disa sëmundje infektive si fruthi, transmetimi përmes aerosolit ka shumë gjasa të ndodhë, dhe mund të jetë një nga rrugët kryesore të infektimit, shpjegojnë autorët e studimi, të cilët nuk kanë ndërmend të krahasojnë Covid-19, një pandemi e shkaktuar nga një virus i ri, me fruthin, një sëmundje për të cilën kemi njohuri shumë më të mëdha, dhe mjete efektive parandaluese.

Me pak fjalë, në shumë raste rreziqet zvogëlohen. “Sistemet moderne të ventilimit, e bëjnë jo shumë serioz rrezikun e infektimit përmes aerosolëve”- thotë Daniel Bon, bashkautor i studimit dhe studiues në Institutin Van der Vals-Zeman të Universitetit të Amsterdamit. “Sasia e virusit në spërklat e vogla është relativisht e vogël, çka do të thotë se ajo bëhet e rrezikshme vetëm nëse ambienti është i ajrosur dobët për një kohë të gjatë, dhe në praninë e një personi të infektuar që është kollitur disa herë”- shton ai.

Ideja është që nëse hyni dhe ndaloni për disa minuta në një dhomë me një person që është pozitiv me Sars-Cov-2 dhe me simptoma të lehta, mundësia e infektimit ende mbetet mjaft e ulët edhe nëse është kollitur aty.

Ndërsa nëse qëndrimi i tij zgjat në kohë dhe mjedisi nuk ajroset, rreziku mund të rritet.

Kjo situatë nuk është aq e rrallë, nëse mendojmë për shembull për klasat në shkolla apo transportin publik, ku është jetik ventilimi i vazhdueshëm.

Nuk është rastësi që një studim tjetër, i botuar po në “Physics of Fluids” dhe i kryer nga një ekip mjekësh nga Universiteti i Nju Meksikos, tregoi se mbajtja e dritareve të hapura në shkolla është një mjet shumë efektiv për uljen e rrezikut të transmetimit të sëmundjes.

Burimi i lajmit: https://www.wired.it/scienza/medicina/2020/10/28/coronavirus-trasmissione-aerosol-possibile/?refresh_ce=

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: kerkuesitkoronavirusspërklat e pështymës

TË LIDHURA

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin
Aktualitet

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin

16:16 | 06/03/2026
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa dorëzim pa kushte
Bota

Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa dorëzim pa kushte

15:23 | 06/03/2026
Izraeli s*lmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Bota

Izraeli s*lmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit

13:10 | 06/03/2026
Next Post
“Kush jeni ju që më thoni të ulem?”, Gjuzi përplaset me Ruçin

"Kush jeni ju që më thoni të ulem?", Gjuzi përplaset me Ruçin

“Rindërtimi vetëm në 3D, s’ka transparencë për fondet”, Valteri akuza Ahmetajt

“Rindërtimi vetëm në 3D, s’ka transparencë për fondet”, Valteri akuza Ahmetajt

Gjuzi: Ramën e kap alergjia, zyrtarët mbajnë këmbët mbi tavolinë

Çudit Gjuzi: S'ka COVID, por vetëm grip stinor







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin
Aktualitet

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin

by mirseda
16:16 | 06/03/2026
0

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, njoftoi për herë të parë se disa vende kanë nisur përpjekje për...

Mbi një orë në SPAK, Xhelal Mziu flet pas daljes nga prokuroria

Mbi një orë në SPAK, Xhelal Mziu flet pas daljes nga prokuroria

16:12 | 06/03/2026
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO nuk pranon kërkesën e Ilir Metës

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO nuk pranon kërkesën e Ilir Metës

16:09 | 06/03/2026
Merr fund marrëdhënia mes Kejsit dhe Inës? Ish-banorja pasi e hoqi nga Instagrami

Merr fund marrëdhënia mes Kejsit dhe Inës? Ish-banorja pasi e hoqi nga Instagrami

15:24 | 06/03/2026
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa dorëzim pa kushte

Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa dorëzim pa kushte

15:23 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com