E premte, 15 Janar, 2021
9 C
Tirana

Çudit Gjuzi: S’ka COVID, por vetëm grip stinor

Deputeti Kujtim Gjuzi ka surprizuar sot në Kuvend, duke thënë se nuk ka COVID, por vetëm grip stinor. Gjuzi ka hapur me një kërkesë seancën e sotme në Kuvend, duke bërë një thirrje për interpelancë me dy prej ministrave të kabinetit të kryeministrit Edi Rama. Gjuzi kërkoi informacione nga ministrja Etilda Gjonaj dhe Sandër Lleshaj, ndërkohë që foli edhe për koronavirusin, gjë që shkaktoi përplasje me deputeten Milva Ekonomi. Ai u shpreh se do të bëjë kërkesë urgjente për interpelancë lidhur me naftëtarët, por sa herë do të përballet me ata, gjithmonë ministrat i sëmuren.

“Kam kërkesë për interpelancë, por kur duhet të vijnë tek unë, ministrat i ndihmon Zoti me grip stinor. Nuk ka COVID, është grip stinor. Kush po më kërkon të ulem? Unë nuk ulem aq kollaj. Znj. Konomi unë nuk ulem kollaj, ti sot duhet të shkosh te greva. Po dërgoj kërkesën për interpelancë urgjente. Sa herë kërkoj interpelancë, ministri sëmuret. Zoti i ndihmon ministrat, kur duhet të vijnë tek unë”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Vajza u fut me forcë në makinë”/ Telefonata e qytetarit alarmon policinë

Një vajzë dyshohet se është marrë peng ditën e sotme në Insitut të Kamzës. Mësohet se një qytetar ka telefonuar policinë dhe ka thënë se...

Kim takon kreun e KQZ-së: Më 25 prill, zgjedhje të lira dhe të ndershme

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Kim siguroi mbështetje për...

Hysaj drejt divorcit me Napolin, mbrojtësi kuqezi pranë gjigandit europian

Elseid Hysaj është në pritje të përfundimit të këtij sezoni për të mësuar më tej edhe destinacionin e ri. Mungesa e hapësirës nga Gatuzo dhe...

Skeda e pasurisë/ Si u rritën të ardhurat e ish-ministres, Besa Shahini

Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaron pasuri me vlerë 15.5 milionë lekë, mes së cilës edhe një apartament me vlerë 75 mijë euro të...

Basha-Ramës: Asgjë nuk i mbulon dot dështimet e Tires së qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama. Pasi ky i fundit në një reagim për përmbytjet tha se opozita...