Raportimet e fundit kanë konfirmuar se numri i viktimave nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit ka arritur në 50. Një tragjedi që ka gjunjëzuar Shqipërinë dhe ka lënë me zemër të thyer gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Fëmijë, të moshuar, prindër, familje e tërë kanë humbur jetën. Duke sjellë trishtim për familjarët, për miqtë, dhe të panjohurit. Tragjedi është edhe rasti i familjes Reçi, ku u shua e gjithë familja prej katër anëtarësh.
E afërmja e tyre, këngëtarja e njohur Evi Reçi ka reaguar për këtë ngjarje të rëndë. Ku ka folur për humbjen e xhaxhait, bashkëshortes së tij dhe dy kushurinjëve.
Por, veç familjarëve, këngëtarja bën me dije nëpërmjet postimit në Instagram se ka humbur eshe shoqen e fëmijërisë nga tërmeti fatkeq.
‘Te pranosh te papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e cuditshme! Ne momente te veshtira dhe te dhimbshme, te rikthehen ne mendje kujtimet me te bukura… Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, qe kercenim dhe kendonim bashke, ashtu dhe Klausi qe qante qe se merrnim me vete se ishte i vogli e ne te “medhenjt”, ashtu dhe Axha Edi qe humori verior ishte ne cdo fjalen e tij, ashtu dhe Dolora qe dedikoi jeten per familjen e saj. Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e femijerise… dilnim, benim thashetheme, ndanim sekretet. Sic ishte ne fillim dhe ‘sekreti’ per dashurine tende, per Dorin qe me pas te pikturoi jeten me portretin e Esieles e vogel qe tu be motivi i jetes. Ishit te gjithe bashke Nje pse e madhe, nje boshllek i madh.. Zemren e kam plage! Nje faleminderit per te gjithe ju qe me keni shkruar dhe me keni qendruar afer cdo moment me dashurine dhe dashamiresine tuaj. Zoti ju bekofte’, shkruan këngëtarja në rrjetin social Instagram.