Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Trafikonin dro*ë, dy ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit arrestohen nga SPAK

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Hekuran Marku dhe Agustin Deda janë dy shoqëruesit e Saimir Tahirit, të cilët janë arrestuar në kuadër të operacionit “Shpirti”. SPAK njoftoi se në kuadër të operacionit “Shpirti” që po zhvillohet në 4 shtete, u arrestuan edhe dy ish-shoqëruesit e Tahirit. Më tej thuhet se mes të 38 të arrestuarve janë edhe dy punonjës të policisë, të cilët veprën penale e kanë kryer në vitin 2016, periudhë gjatë të cilës mbanin detyrën e shoqëruesve të Ministrit të Brendshëm. Në atë kohë, Ministër i Brendshëm ka qenë Saimir Tahiri.

“Në veçanti, masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, (përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi) edhe per një administrator publik (drejtor), nje prokuror, tre zyrtar të larte te policisë e dy punonjes te tjere policie, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 – me detyrën e pjestarëve të grupit te shoqerimit të ish–Ministrit të Brendshëm. Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë”, thuhet në njoftim, duke lënë të kuptohet se të arrestuarit janë policë.

Emrat e dy shoqëruesve janë bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha në vitin 2017. Në statusin e asaj kohe, Berisha shkruante se shoqëruesi i parë i ministrit ka ndërruar emrin nga Agustin Fran Deda në Paul Deda. Ndërsa shoqëruesi tjetër Hekuran Marku, po sipas ish-kryeministrit, ka probleme me drejtësinë italiane.

“Agim Sinani, shofer vrasës, anëtar i bandës se Selitës, i dënuar për vrasje. Bledar Bodlli, punon ne SHKB, ka qenë i dënuar, pa shkollë. I bej thirrje Prokurorisë së Shtetit të hetojë me përparësi lidhjet kriminale të Saje qorrit, shoqëruesve dhe njerëzve të tij”, shkruante Berisha.

Tags: Agustin DedaHekuran Markusaimir tahiri

TË LIDHURA

Seanca për Ballukun nesër, opozita paralajmëron protestë
Politikë

Seanca për Ballukun nesër, opozita paralajmëron protestë

18:23 | 11/03/2026
Media belge: Në Shqipëri gjykatat në favor të gazetarëve, mbyllja e TikTok cenon lirinë e fjalës
Politikë

Media belge: Në Shqipëri gjykatat në favor të gazetarëve, mbyllja e TikTok cenon lirinë e fjalës

18:12 | 11/03/2026
Protesta e PD-së para Kuvendit, Ambasada Amerikane: Shmangni zonat e përplasjeve
Aktualitet

Protesta e PD-së para Kuvendit, Ambasada Amerikane: Shmangni zonat e përplasjeve

17:37 | 11/03/2026
Next Post
“Copa America”/ Nisin sonte çerekfinalet, Brazili në 02:00 të mëngjesit

"Copa America"/ Nisin sonte çerekfinalet, Brazili në 02:00 të mëngjesit

Manjani përgëzon Lleshajn: I dha një “grusht” të rëndë propagandës që sundon

Vendimi i Kushtetueses dhe pse duhet sistem proporcional

‘Shkëlqimi dhe rënia’ e familjarëve e njerëzve besnikë të Saimir Tahirit







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

“Lufta me Iranin do të përfundojë shumë shpejt”, Trump: Nuk ka më objektiva për të goditur
Bota

“Lufta me Iranin do të përfundojë shumë shpejt”, Trump: Nuk ka më objektiva për të goditur

by mirseda
18:23 | 11/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me Axios se lufta me Iranin do...

Seanca për Ballukun nesër, opozita paralajmëron protestë

Seanca për Ballukun nesër, opozita paralajmëron protestë

18:23 | 11/03/2026
SHBA paralajmëron civilët iranianë të shmangin menjëherë portet përgjatë Ngushticës së Hormuzit

SHBA paralajmëron civilët iranianë të shmangin menjëherë portet përgjatë Ngushticës së Hormuzit

18:20 | 11/03/2026
Media belge: Në Shqipëri gjykatat në favor të gazetarëve, mbyllja e TikTok cenon lirinë e fjalës

Media belge: Në Shqipëri gjykatat në favor të gazetarëve, mbyllja e TikTok cenon lirinë e fjalës

18:12 | 11/03/2026
Fluturime misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, REL: Dyshime për transport armësh

Fluturime misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, REL: Dyshime për transport armësh

18:10 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com