E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

“Copa America”/ Nisin sonte çerekfinalet, Brazili në 02:00 të mëngjesit

Peru – Paraguai 23:00

Inkasit kanë përballë bardhekuqtë e Paraguait. Në të parën e çerekfinaleve të “Copa America”, Peruja dhe Paraguai do të luftojnë duke nisur nga ora 23:00 e ditës së sotme në “Goiania” për një vend në mesin e katër më të mirëve të turneut.

Peruja ia doli të përfundojë e dyta në grupin e saj me një fitore në ndeshjen e fundit, ndërsa Paraguai përfundoi një fushatë të lavdërueshme në Grupin A në vendin e tretë, pas Argjentinës dhe Uruguait.

Brazil – Kili 02:00

Brazili do të përballet me Kilin të shtunën, në të gdhirë, në çerekfinalet e “Copa America” teksa kampionët në fuqi përpiqen të rezervojnë vendin e tyre në gjysmëfinale të turneut.

Kombi pritës u kualifikua në krye të grupit, megjithëse e mbyllën me një barazim zhgënjyes kundër Ekuadorit, ndërsa kundërshtarët e tyre arritën të përfundonin të katërtin në Grupin A pavarësisht një fundi zhgënjyes të fushatës së tyre në grupe.

Kili ka qenë një nga skuadrat e Amerikës Latine që ka nxjerrë jashtë si Brazilin dhe Argjentinën dekadën e fundit.

Formacionet e mundshme:

Brazili: Alisson; Emerson, Militao, Marquinhos, Sandro; Richarlison, Fabinho, Casemiro, Everton; Neymar, Jesus

Kili: Bravo; Isla, Medel, Sierralta, Mena; Vidal, Aranguiz, Alarcon; Pinares, Vargas, Brereton

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...