E mërkurë, 4 Gusht, 2021
35.5 C
Tirana

‘Shkëlqimi dhe rënia’ e familjarëve e njerëzve besnikë të Saimir Tahirit

Dy ish-shoqëruesit e tij në kohën kur ishte ministër, kanë rikthyer sërish në skenë Saimir Tahirin. Falë operacionit “Shpirti”, në mesin e të arrestuarve për drogë janë edhe dy shoqëruesit e Saimir Tahirit në vitin 2016.

Në njoftimin e bërë publik nga SPAK, thuhet se dy prej të arrestuarve janë dy ish-policë të cilët kanë qënë pjesë e shoqëruesve të Ministrit të Brendshëm në vitin 2016. Hekuran Marku dhe Agustin Deda janë dy shoqëruesit e Tahirit, të cilët janë arrestuar në kuadër të operacionit “Shpirti”. Kjo është thënë në vitin 2017 në denoncimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Po si për ironi të fatit, shoqëruesit e Tahirit janë marrë më drogë, duke përkuar me kohën kur ai mbante një post me rëndësi.

Çështja ndaj Tahirit

Akuzat e para ndaj Tahirit për bashkëpunim me vëllezërit Habilaj u bënë nga Dritan Zagani, ish-punonjës i shërbimit anti-drogë në policinë e Fierit, dhe ish-polic kufitar në Vlorë.

Në 2015-ën, Zagani akuzoi Tahirin se “kishte vënë në dispozicion të Habilajve makinën personale me targa AA 003 GB, me të cilën Habilajt kryenin trafikun e drogës drejt Greqisë, duke qenë se policët kufitarë nuk guxonin të kontrollonin makinën personale të ministrit”.

11 mars 2017 – Tahiri shkarkohet si Ministër i Brendshëm, në vend të tij emërohet Fatmir Xhafaj.

16 tetor 2017 – Moisi Habilaj dhe anëtarë të tjerë të bandës arrestohen në Itali, me akuzën e “trafikut të narkotikëve”. Hetimet e Prokurorisë së Katanias përfshinë në organizatën e vëllezërve Habilaj edhe ish-ministrin Tahiri.

1 nëntor 2017 – Gazetari i MeridioNews, Dario De Luca, publikon dosjen e përgjimeve të grupit Habilaj dhe thotë për News24 se “në përgjimet e grupit flitet për ish-ministrin e Brendshëm Tahiri”.

1 nëntor 2017 – Policia arreston Orest Sotën, për kundërshtim të policisë rrugore. 25-vjeçarit i gjenden në makinë 800 mijë € dhe dy patenta mjetesh lundruese të ish-ministrit Tahiri.

12 dhjetor 2017 – Me kërkesë të Prokurorisë, pas arrestimit të Orest Sotës, Gjykata e Krimeve të Rënda bllokon pasaportën e Saimir Tahirit.

3 maj 2018 – Tahiri dorëhiqet si deputet.

21 mars 2019 – Starton gjyqi ndaj Tahirit me akuzat përfundimtare “trafikim i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”; “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Si nisën hetimet  

Gjithçka merr shkas me arrestimin e Moisi Habilajt në Itali, një nga tre vëllezërit Habilaj, të cilët u bënë të njohur për publikun për shkak të akuzave publike për “trafik droge” në drejtim të Greqisë dhe Italisë. Akuzat ndaj vëllezërve Habilaj u bënë nga Dritan Zagani, ish-punonjës i shërbimit anti-drogë në policinë e Fierit, dhe më parë punonjës i policisë kufitarë në Vlorë.

Roli i Tahirit

Dokumenti i policisë italiane e përmend ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri si gjatë përgjimeve, ashtu edhe gjatë komenteve në tre raste. Në njërin rast, (faqja 100), dy të dyshuarit, Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj diskutojnë me njëri-tjetrin se çfarë ka më shumë se sa ata Saimir Tahiri. Moisiu beson se Saimiri ka bërë 5 milionë euro brenda një muaji ndërsa Çelaj thotë se këto janë para të parëndësishme për të, pasi atij 20 milionë nuk i mjaftojnë në një fushatë elektorale. Në kohën e zhvillimit të kësaj bisede, 16 dhjetor 2013, Tahiri kishte vetëm tre muaj në postin e Ministrit të Brendshëm, por ai pati qenë deputet që nga viti 2009.

Në rastin tjetër, (f 93) Moisiu thotë se ka blerë dy byzylykë, një për gruan e Saimirit dhe një për nënën. Sabi pyet se sa kanë kushtuar. Moisiu thotë: 2 mijë euro.

Në rastin e tretë, (f. 193-194) policia italiane shënon se më 3 mars 2014, Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj patën mbërritur në Sicili me makinën A8, nën pronësinë e Saimir Tahirit. Ata u kthyen në Shqipëri më datë 24 mars, po me makinën e Tahirit. Në rastin më problematik për Tahirin, ai përmendet si përfitues i mundshëm i një shume parash nga trafiku i drogës.

17 tetor, 2017

Kreu i bandës italo-shqiptare të narkotrafikut, Moisi Habilaj, ka përmendur në bisedat telefonike dhe ambientale edhe emrin e kushëririt të tij, ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në dosjen hetimore prej 416 faqesh, thuhet se Moisi Habilaj është përgjuar teksa bisedon me anëtarët e tjerë të bandës, shqiptarë dhe italianë, të cilëve u flet për ish -ministrin dhe përmend shuma parash që thotë se do t’ia çojë atij. Në një bisedë të datës 16 dhjetor 2013 mes Moisi Habilajt dhe anëtarit tjetër të bandës, Sabaudin Çelajt, sipas prokurorisë italiane që i ka përgjuar, ata flasin për ish-ministrin Tahiri, dhe për përfitimet që ai kishte nga aktivitete të paligjshme. /TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I mori jetën gruas/40-vjeçari: Po e përgjoja, kishte një lidhje jashtëmartesore

Shqiptari Florand Shehu i cili masakroi me thikë gruan e tij para disa ditësh në Greqi, ka rrëfyer para autoriteteve se nuk ishte në...

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Situata me zjarret është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Flakët kanë mbërritur edhe në zonat e banuara, duke ndezur sinjalin SOS në Gjirokastër, Dukat,...

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

Nga: Agim Baçi Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998, duke...

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Detaje të reja të rënda kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur dje në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku mbeti...

E vr*u për pronën/ “I trembem hakmarrjes”, vëllai i vras*sit kërkon mëshirë

Pak ditë më parë, një sherr mes kushërinjve për pronën në Lushnje përfundoi me një të vrarë. Autori i krimit, Kastriot Hasalla pritet të...