E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Fëmijëria e “Topit të Artë”, sot President i Liberisë “Flinim 14 në një dhomë”

“Kemi fjetur 14 veta në një dhomë. Gjyshja ime Emma në shtrat dhe ne trembëdhjetë vëllezërit në dysheme. Babai im William dhe nëna ime By ishin ndarë dhe ishin larguar, gjyshja kishte mbledhur të gjithë familjen në një dhomë dhe pjesën tjetër të shtëpisë e jepte me qira për pak para. Hanim oriz. Vetëm oriz. Isha gjithmonë i uritur. Gjë e keqe, uria …

Midis kënetave dhe mushkonjave, në lagjet e varfëra të Clara Town, afër portit të Monrovias, u rrita rrugëve, kaloja sa në një punë në një tjetër, luaja letra, pija duhan … Kurrë nuk kam vjedhur, por nëse do të duhej ta bëja, nga uria, do ta kisha bërë.

Unë e dua futbollin, i kam borxh gjithçka futbollit. Kur kam luajtur për Milanin, gjatë ditëve në Milanello, disa shokë të skuadrës luanin bilardo, të tjerët letra, të tjerët lexonin lajmet e futbollit në divane. Gjithmonë futboll, futboll, futboll … Kjo nuk është jetë. Kur gjyqtari vërshëllente dhe ndeshja mbyllej, futbolli nuk ishte më mendimi im primar. Kujtimet e të vdekurve të luftës civile u kthyen në sipërfaqe: të afërmit, miqtë, kushërinjtë, djemtë me të cilët u rrita. Gjatë viteve në Mynih, në Paris, në Milano jam përpjekur që të mos jem gjithmonë aty me mendje. Përndryshe nuk do të kisha qenë në gjendje të luaja. Në vend të kësaj duhej të luaja, dhe mirë. Ishte puna ime. Për 90 minuta ishte vetëm topi. Por sapo loja mbaronte, unë kthehesha në Liberi ”. – George Weah

Nga janari i 2018-ës George Weah është Presidenti i 25-të i atdheut të tij, Liberisë.

Disa nga titujt individualë të Weah-së në karrierën si futbollist:

3 herë futbollisti afrikan i vitit

4 herë tek 11-tëshja më e mirë e FIFA-s

Lojtari më i mirë i Champions League-s 94/95

Topi i Artë 1995

Milan “Hall of Fame”

/TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...

Kriza në Ukrainë, NATO rrit praninë e saj

Aleatët e NATO-s po vendosin forcat në gatishmëri, dhe po dërgojnë anije shtesë dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore, tha organizata të hënën. Këto...