Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Trafik klandestinësh, në pranga dy shqiptarë e dy të huaj

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Trafik klandestinësh, në pranga dy shqiptarë e dy të huaj

Falë operacionit të koduar “BACKLASH”, është bërë e mundur goditja e një rasti të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit. Burimet zyrtare të policisë njoftojnë se janë arrestuar në flagrancë katër shtetas (dy të huaj dhe dy shqiptarë).

Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, transportonin emigrantë klandestinë nga zona e Korçës në Tiranë dhe më pas për në Mal të Zi, me qëllim destinacionin final një nga vendet e BE-së. Po kështu janë proceduar në gjendje të lirë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe tre shtetas turq.

Njoftimi

Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “BACKLASH”.

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Arrestohen në flagrancë katër shtetas (dy të huaj dhe dy shqiptar), të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin transportonin emigrant klandestinë nga zona e Korçës në Tiranë dhe më pas për në Mal të Zi, me qëllim destinacionin final një nga vendet e BE-së.

Procedohen në gjendje të lirë, për kalim të paligjshëm të kufirit, dhe tre shtetas turq.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një automjet dhe katër aparate celular.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë dhe Seksionin për Krimet Kompjuterike në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizoi me sukses operacionin e koduar “BACKLASH”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– K. D., 32 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë;
– A. M., 35 vjeç, banues në Tiranë;
– E. E., 22 vjeç, me shtetësi dhe kombësi siriane;
– A. I., 25 vjeç, me shtetësi dhe kombësi marokene;

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, bënin transportimin e emigrantëve klandestinë të kombësisë siriane ose kombësive të tjera (marokene, afgane, irakene) nga zona e Korçës në afërsi të kufirit të gjelbër me Greqinë, për t’i sjellë në Tiranë, ku pasi sistemoheshin fillimisht në dhoma me qira apo hostele në zonën e Laprakës, transportoheshin me automjete private drejt kufirit të gjelbër me Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian.

Shtetasit E. E. dhe A. I. dyshohet se kishin rolin e organizatorit në këtë skemë trafikimi, duke u koordinuar me persona të tjerë të kombësisë siriane në Greqi dhe Siri, ku nëpërmjet aplikacioneve “Whatsapp”, “Messenger” etj, bënin koordinimin e lëvizjes së emigrantëve nga Greqia për në Shqipëri, duke angazhuar shtetasit shqiptar të arrestuar në këtë skemë, të cilët luanin rolin e transportuesit, përkthyesit dhe të personave që shpesh tërhiqnin paratë që transferoheshin nëpërmjet agjencive te transfertave monetare.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, tre shtetas turq.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar një automjet dhe 4 aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit, kryer në bashkëpunim”.

Tags: klandestinekorcemali i zitirane

TË LIDHURA

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera
Aktualitet

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë
Aktualitet

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital
Aktualitet

Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital

20:19 | 02/02/2026
Next Post
Monedha europiane nuk luhatet, forcohen paundi dhe dollari

Monedha europiane nuk luhatet, forcohen paundi dhe dollari

Rriten tensionet mes dy superfuqive, Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Kinën

Rriten tensionet mes dy superfuqive, Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Kinën

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit çon në Prokurori vendimin e Këshillit Bashkiak 

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit çon në Prokurori vendimin e Këshillit Bashkiak 







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet
Bota

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet

by mirseda
22:40 | 02/02/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon një vizitë zyrtare në Greqi, njoftoi të dielën ambasadorja amerikane...

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

22:03 | 02/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

21:07 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com