Duket se toka nuk po gjen qetësi. Pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi, një tjetër lëkundje e fortë është ndjerë në Greqi.
Siç raporton EMSC, tërmeti ishte me magnitudën 6.2 të shkallës rihter, ndërsa pak minuta më vonë ai zbriti në 5.2.
Epiqendra është në ishujt Dodecanese, 74 km nga Karpatet greke, 366 km nga Izmiri i Turqisë. Ende nuk ka të dhëna për të lënduar, apo për dëme materiale.