Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas lajmit të publikuar një ditë më parë në televizionin shtetëror italian RAI 3, ku thuhej se kultivimi i kanabisit është rritur me 1200%.
Për rrjedhojë, sipas Manjanit, Tahiri ka qenë 12 herë më i mirë sesa pasardhësit e tij, teksa ka dhënë rezultate efikase në këtë drejtim. Ai me ironi komenton më tej se sekuestrimi i kanabisit nuk është punë ministrash të Brendshëm.
Statusi
Nën dritën e konstatimit të RAI 3, del qartë se Saimir Tahiri paska qenë 12 herë më i mirë sesa pasardhësit e tij.
Pra kanabisi nuk qenka punë Ministrash të Brendshëm.
Logjika këtu të çon.
Sa për reagimet e Kryeministrit, s’ka asgjë të re. Edhe atëherë kështu thoshte: “lajme të turpshme” dhe “kemi Guardia di Financën”…
Media italiane i referohet fotove të siguruara nga policia gjatë një aksioni kontrolli me helikopter, ku shfaqen parcela të mbjella me bimë narkotike në zona malore.
Referuar këtij raporti të policisë, theksohet se krahasuar me një vit më parë, kultivimi i kanabisit është rritur me 1200%. Ndryshe nga sa u deklarua nga policia shqiptare në vitin 2014, për eliminimin e çdo parcele, realiteti flet ndryshe theksohet në materialin e publikuar nga RAI 3.