Dje në Shqipëri u ndjenë disa lëkundje tërmeti. Fatmirësisht lëkundjet nuk kanë qenë të forta. Lëkundja më e fortë ka qenë ajo e orës 04:28 me magniturë 3.5, dhe me epiqendër në Melcan, 5 Km në Veri Perëndim të Korçës. Sakaq, në mbrëmje lëkundje tërmeti janë ndjerë në Greqi e Turqi, në një hark kohor prej pak minutash nga njëri-tjetri.
Lëkundje tërmeti janë regjistruar në jug të Greqisë, në afërsi të Korintit. Lëkundjet në Greqi kanë qenë me magnitudë 3.6 sipas shkallës Rihter dhe thellësi 2 km. Tërmeti është regjistruar në orën 23:14.
EMSC raporton se një tërmet me magnitudë 4.3 ka goditur Turqinë Qendrore. Epiqendra e tërmetit ka qenë 46 km në perëndim të qytetit Ordu.
Tërmeti është regjistruar rreth orës 23:23, me thellësi lokale 2 km.