Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Tjetërsoi pronën, Ministria e Drejtësisë kallëzon në SPAK gjyqtaren

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tjetërsoi pronën, Ministria e Drejtësisë kallëzon në SPAK gjyqtaren

Ministria e Drejtësisë kallëzoi dje në SPAK gjyqtaren Klorinda Çela, gjykatëse në Gjykatën Civile të Tiranës. Akuza që rëndon mbi të është për tjetërsimin e pronës, ku një pronë shtetërore ia ka kaluar pa të drejtë një subjekti privat. Në vitin 2014, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e saj, së bashku me bashkëshortin Ken Dhima, për probleme me pasurinë. Bëhet fjalë për pronën tek Liqeni, te Garda e Republikës, ku sipas Ministrisë së Drejtësisë, kjo pronë ishte planifikuar që të vihej në shërbim të fëmijëve, por që është tjetërsuar nga gjyqtarja dhe i është vënë në shërbim një personi. Ky vendim është marrë një javë para se gjyqtarja të shkarkohej nga Vettingu, për problemet me pasurinë. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ky është një rast skandaloz i abuzimit me detyrën e gjykatësit, pasi gjykatësja Klorinda Çela, në Gjykatën Civile të Tiranës ka lënë të shkruar vendimin për pronën që qeveria e kishte premtuar se do të ishte për një qendër të re e cila do të shërbente si teatër kukullash, në hyrje të Liqenit të Tiranës, te Garda e Republikës.

“Haptazi në kundërshtim me ligjin ka bllokuar një investim serioz të qeverisë shqiptare. Një nga objektivat e Reformës në Drejtësi ishte që ato gjyqtarë të larguar nga Vettingu që kanë mospërputhje mes të ardhurave dhe pasurisë, të shkojnë në SPAK e Gjykata të marrin dënimin nga drejtësia. Deri më sot nuk ka ndodhur, asnjë nuk është ndëshkuar nga drejtësia, nëse nuk llogarisim Llallën. Kjo është një kërkesë jo vetëm e popullit, por edhe e SHBA-BE. Unë jam me Avokatin e Shtetit, për të informuar publikun me një rast skandaloz të abuzimit me detyrën e gjykatësit, gjykatësja K.Ç, në Gjykatën Civile të Tiranës ka lënë të shkruar në formën e një thirrje nga drejtësia vendimin për të marrë peng fëmijët e kryeqytetit dhe me fëmijët e tyre, që qeveria i ka premtuar një qendër të re, me teatër kukullash, në hyrje të Liqenit të Tiranës, te Garda e Republikës. Spostimi i Gardës dhe hapja për fëmijët dhe bibliotekës, bëhet fjalë për një truall të shtetit, janë përgatitur projekt idetë për fillimin e saj, mirëpo gjykatësja K.Ç ka pasur një mendim tjetër, kur sapo Ministria bëhet gati të nis punën, prona e shtetit na del me barrë. Pala paditëse në tejkalim të asaj që i kalon me ligj, kërkon masa sigurimi deri sa të shqyrtohet në themel, kundër ishte Avokatura e Shtetit, Këshilli i Ministrave, Ministria e Kulturës. Gjykata nuk e shqyrtoi kërkesën, përcaktoi si datë 18 nëntor 2021, për zhvillim seance normale ku do të thirrej dhe Ministria e Kulturës, gjyqtarja i njoftoi të gjithë për këtë datë, ndërkohë që bëheshin gati për këtë seancë. Në 21.10.2021 gjykata disponoi një vendimmarrje për sigurim padie pa palët. Nuk gjykohet se ishte një vendim i ngutshëm pa praninë e palëve, në këtë logjikë nuk ka ndodhur asnjë fakt i ri që do justifikonte ngutjen e vendimit, palët po përgatiteshin duke grumbulluar prova dhe fakte, ndodhen përpara një vendimmarrje pa praninë e tyre, ky absurd ka ndodhur kur gjykatësja do të dilte në Vetting, që në fund e shkarkoi se nuk justifikonte pasurinë. Pra, njoftohet nga KPK që do hynte në Vetting. Sapo mori dijeni, nxiton dhe në 21.10.2021, pra një ditë para vendosi në mënyrë të njëanshme, e të marrë sigurim padie duke cenuar shtetin, veprimet e saj të kryera një javë para se të shkarkohej nga Vettigu, për ne janë haptazi të marra sipas parimit, kap ç’a të kapësh, njësia anti-korrupsion dhe Avokatura e Shtetit i kërkojnë SPAK fillimin e menjëhershëm të hetimeve për këtë gjykatëse që ka dhënë një vendim flagrant, në kundërshtim me ligjin, skandaloz me interesin publik”, tha Manja.

Gjyqtarja u shkarkua nga Vettingu pak javë më parë, pasi iu rendit në relatimin një listë e gjatë pasurish, për një pjesë të të cilave u konstatuan balanca negative dhe u ngritën dyshime për fshehje dhe deklarim të rremë. Problemet për pasurinë janë konstatuar fillimisht nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI, sipas të cilit subjekti ka kryer deklarim të pasaktë dhe se nuk ka burime financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë, si dhe ka kryer fshehje e deklarim të rremë të tyre. Gjithashtu, janë evidentuar mospërputhje të deklarimeve të burimeve të krijimit të kësaj pasurie në deklaratën Vetting me atë të vitit 2005, kur rezulton të mos jetë pasqyruar pagesa e shumës 22 mijë e 400 euro dhe burimi i saj financiar.

Tags: Klorinda ÇelaMinistria e Drejtesiapadia

TË LIDHURA

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

22:05 | 18/10/2025
“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi
Aktualitet

“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi

20:45 | 18/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë
Aktualitet

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Next Post
Ekzekutimi i 32-vjeçarit, arrestohen dy persona. Policia zbërthen gjithë skemën

Ekzekutimi i 32-vjeçarit, arrestohen dy persona. Policia zbërthen gjithë skemën

BE duhet të nisë prodhimin dhe paketimin e çipave

BE duhet të nisë prodhimin dhe paketimin e çipave

Bum infeksionesh nga Omicron, si paraqitet situata në botë

Bum infeksionesh nga Omicron, si paraqitet situata në botë







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com