Italia ka regjistruar një tjetër bilanc të zi, për sa i përket bilancit nga pandemia e koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë, raportoi se në 24 orët e fundit nga 222.803 testime të kryera, 28.352 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Numri i viktimave mbetet i lartë, pasi 827 persona të tjerë e kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 53.677 që nga nisja e pandemisë.
Në terapi intensive mdodhen aktualisht 3.782 persona, ndërsa në total të gjithë të shtruarit në spitalet covid janë 33.684 persona.