Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Tiranë/Ndërron jetë agjenti special shqiptar në radhët e FBI-së (Foto)

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Hamdi Kosturi, 39-vjeçari nga Fushë-Kruja, që arriti të bëhej një nga agjentët specialë më të spikatur të FBI është ndarë papritur nga jeta vetëm 2 javë pas një operacioni ndërkombëtar të suksesshëm.

Kosturi, emigroi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 1999-2000, dhe mes përpjekjeve të shumta për të vazhduar një jetë më të mirë larg atdheut të ri, ai ja arriti të merrte pasaportën dhe më tej të futet në FBI. Pak kohë më pas ai u bë agjent special, dhe rreth dy javë më parë, publiku shqiptar e pa teksa ishte radhitur përkrahë njerëzve, që hetuan dhe zbuluan 7 grupe të strukturuara kriminale në shtete të ndryshme, të cilat kishin kontrabanduar rreth 1 mijë shqiptarë në drejtim të Mbretërisë së bashkuar, SHBA-ve dhe Kanadasë.

Por vetëm 7 ditë pas këtij operacioni të suksesshëm, 39-vjeçari Hamdi Kosturi është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në banesën e tij në Tiranë pas një sulmi kardiak.

Ditën e djeshme në ambientet e Policisë së Shtetit mbërriti edhe ambasadori amerikan në Shqipëri Donald Lu, i cili mori pjesë në një ceremoni kortezie në nder të agjentit special shqiptar. Të pranishëm ishin drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Nënës dhe vëllait të Hamdi Kosturit, ju dorëzua një dekoratë mirënjohjeje për kontributin e rrallë që 39-vjeçari ka dhënë gjatë zbatimit të misionit të tij.Kosturi ishte agjent special i Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. (Shërbimi Diplomatik i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara (DSS ose DS), është forca federale e zbatimit të ligjit dhe e sigurisë e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara.

Me të kuqe, Hamdi Kosturi

DSS është organizata udhëheqëse amerikane e zbatimit të ligjit jashtë vendit. Detyrat e Agjentëve Specialë të DSS-së, përfshijnë mbrojtjen e misioneve diplomatike të ShBA-ve, diplomatëve të ShBA-ve dhe vizitat e personaliteteve të huaja, kryerjen e hetimeve kriminale kundër falsifikimit të vizave dhe pasaportave, kundër-terrorizmit dhe kundërzbulimit brenda dhe jashtë vendit.

Agjentët Specialë të DSS-së të atashuar pranë Zyrave Rajonale të Sigurisë, këshillojnë ambasadorët e ShBA-ve për çështjet e sigurisë, çështjet e zbatimit të ligjit, dhe menaxhimin ose zbatimin e programeve të sigurisë në mbarë botën). Agjencitë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), konkretisht agjencia e Patrullimit të Kufirit të SHBA-ve si dhe Dogana e Mbrojtja Kufitare – Qendra Kombëtare e Targetimit, janë dy agjencitë që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve.

Tags: AgjentiFBIjeteNdërronNeradhetspecialtirane

TË LIDHURA

Aktualitet

Rama nxjerr pamjet e Zvërnecit plot mbeturina: Duan ta mbajnë kështu, por projekti e kthen

09:03 | 04/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për drogë, shkëmbim zjarri mes 43-vjeçarit dhe policisë. Polici u vra në një zonë malore

09:01 | 04/06/2026
Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Next Post

Artriti luftohet me bimë mjekësore natyrale

FSHF “godet” Finon: S’është refuzuar vendimi, zgjedhjet janë legjitime!

Audio/Kryebashkiaku kërcënon gazetarin: Mate b**** mirë, mos ha...







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Rama nxjerr pamjet e Zvërnecit plot mbeturina: Duan ta mbajnë kështu, por projekti e kthen

by mirseda
09:03 | 04/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me projektin e investimit në Zvërnec, pas natës së katërt...

Në kërkim për drogë, shkëmbim zjarri mes 43-vjeçarit dhe policisë. Polici u vra në një zonë malore

09:01 | 04/06/2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:45 | 03/06/2026

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com