Tiranë / Plagosi 30 vjeçarin me thikë në Shkozë, arrestohet autori

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 03.05.2021, rreth orës 11:45, në Shkozë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi S. K., ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë bënë shoqërimin në Komisariat e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit S. K., për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.