Film / “The Father”, drama me protagonist Antoni Hopkins rekomandimi i TT

Titulli: The Father (2020) –dramë-

Kohëzgjatja: 1orë 37minuta

Regjizor: Florian Zeller

Aktorë: Anthony Hopkins, Olivia Colman, Mark Gatiss

Fabula: Një burrë refuzon çdo lloj ndihme nga vajza e tij teksa plaket. E ndërsa përpiqet të kuptojë rrethanat e tij në ndryshim, ai fillon të dyshojë tek njerëzit e tij të dashur, të dyshojë mendjen e tij dhe madje edhe strukturën e realitetit të tij.

Filmi i vitit 2020 me titull ‘The Father’ (Babai) është ngjitur në vendin e 4-t si më i pari dhe i kërkuari në IMDB këtë javë. Drama e regjizorit Florian Zeller ka një vlerësim 8.3 në IMDB, mesatare kjo e mbi 47 mijë vlerësimesh dhe 88 në metascore. Popullariteti i filmit është në rritje. Ndoshta një nga arsyet kryesore për t’a parë këtë film është aktori legjendar Antoni Hopkins por dhe kohëzgjatja prej rreth 1 ore e gjysmë. /totila.kotorri/