Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Tirana, Shkupi e Beogradi në dilemë për pjesmarrjen në takimin me krerët e BE-së

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Tri vende të Ballkanit, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia po shohin mundësinë për të mos marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë në Bruksel me udhëheqësit e vendeve të Bashkimit europian, si shenjë zhgënjimi ndaj zvarritjes së nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësim me Tiranën dhe Shkupin. Këtë e bëri të ditur në Tiranë kryeministri Edi Rama pas një bashkëbisedimi online me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Dhe më herët, zoti Rama, deklaroi gjatë një konference të përbashkët me kryeministren e Finlandës Sanna Marin, se nuk kishte ndonjë pritshmëri nga mbledhja e Këshillit europian këtë të enjte.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë muajin e kaluar, presidenti i Këshillit europian Charles Michel, njoftoi se udhëheqësit e Ballkanit janë ftuar të takohen me krerët e vendeve të Bashkimit europian. Ndërsa procesi i integrimit po has pengesa të vazhdueshme, Brukseli duket se po eksploron mënyra të tjera alternative për t’i mbajtur pranë vendet e rajonit.

Takimi i së enjtes do të mbahet, pak para nisjes së mbledhjes së Këshillit europian ku do të diskutohet sërish çështja e nisjes zyrtare të bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin, të bllokuara nga Bullgaria. Të zhgënjyera nga kjo situatë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, me të cilat është bashkuar dhe Serbia, po shohin mundësinë që të mos marrin pjesë.

Në një postim në Twitter, kryeministri Rama bëri të ditur se kishte patur një bashkëbisedime të gjatë me udhëheqësit e dy vendeve të tjera ballkanike. “Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i marrë peng nga Bullgaria, nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë të bëjmë atje?!”, shkruajti zoti Rama, ndërsa një vendim për këtë çështje pritet të merret nesër.

Më herët ai kishte deklaruar gjatë një daljeje publike me kryeministren e Finlandës Sanna Marin se “nuk pres asgjë të re në këtë Këshill, megjithatë deri në fund, Bashkimi Europian, vendet evropiane, Finlanda përfshirë, po përpiqen me Bullgarinë për të hapur një shteg të arsyes dhe për ta çliruar procesin. Edhe për këtë ne jemi shumë falënderues”.

Për Finlandën, siç bëri të ditur kryeministrja Marin, bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të nisin pa asnjë vonesë.

Vizita e sotme në Tiranë e e zonjës Marin, e para e një kreu qeverie të Finlandës, që kur dy vendet kanë marrëdhënie diplomatike me njëra tjetrën, duket të jetë një shenjë falenderimi ndaj qëndrimit të Shqipërisë për kërkesën e këtij vendi, së bashku me Suedinë, për t’u bërë anëtarë të Nato-s. Të dy shtetet hoqën dorë nga neutraliteti i tyre historik, pas agresionit rus në Ukrainë. Qeveria shqiptare ka miratuar në parim aplikimin e tyre dhe tani pritet vetëm ratifikimi nga parlamenti.

Situata në Ukrainë zuri një vend të rëndësishëm në deklaratën e përbashkët për shtyp të zonjës Marin me kryeministrin Edi Rama. ”Agresioni i Rusisë në Ukrainë e ka ndryshuar për breza të tërë mjedisin tonë të sigurisë”, tha kryeministrja e Finlandës, duke shtuar se “ndërkohë që Rusia vazhdon luftën e saj mizore kundër Ukrainës, është e rëndësishme të deklarojmë fort dhe qartë se jemi të bashkuar dhe se nuk ka vend për logjikën e Rusisë për influencë në Europën e sotme. Besojmë që ky do të jetë mesazhi më i rëndësishëm nga samiti i NATO-s në Madrid në fund të këtij muaji. Na duhet të intensifikojmë mbështetjen ndaj Ukrainës dhe sanksionet kundër Rusisë dhe të jemi të bashkuar. Kjo është e vetmja mënyrë që ta bëjmë Rusinë të ndalë luftën e saj”.

Për kryeministrin Edi Rama “bëhet fjalë për dy vende që në çdo aspekt janë një vlerë e shtuar e Aleancës se Atlantikut të Veriut dhe që për më tepër në kushtet e sotme, dyert e Aleancës duhet të jenë të hapura në të katër kanatet për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë”.

Deri më tani Turqia është e vetmja që ka kundërshtuar anëtarësimin e dy vendeve nordike, pasi sipas saj, ato i kanë ofruar mbështetje dhe strehim eksponentëve të Partisë së punëtorëve të Kurdistanit (PKK) të cilët i konsideron si terroristë. Megjithatë dje mes Turqisë dhe Finlandës u zhvilluan bisedimet e para për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje. /VOA

Tags: bebeogradiShkupiTirana

TË LIDHURA

Aktualitet

Lamallari dhe Hita ngushëllojnë familjen e efektivit Enea Mekolli

20:41 | 04/06/2026
Aktualitet

Familja e efektivit të vrarë në Maliq: Do të prehet në vendlindje, jo te Dëshmorët

20:21 | 04/06/2026
Aktualitet

Protestuesit vendosin foton e efektivit të vrarë në shkallët e Kryeministrisë

20:19 | 04/06/2026
Next Post

Rusia ishte furnitori i dytë më i madh i vendit tonë me grurë edhe në 5-mujorin 2022

"Situata është vërtetë alarmante", Alibeaj: Financimet e fushatave zgjedhore s’janë transparente

Shqipëria drejt bojkotit të Samitit të BE-së, Berisha: Vendimi u mor në Beograd







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Lamallari dhe Hita ngushëllojnë familjen e efektivit Enea Mekolli

by mirseda
20:41 | 04/06/2026
0

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kanë shkuar...

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet shpejt nëse të dyja palët bëjnë kompromis

20:39 | 04/06/2026

Familja e efektivit të vrarë në Maliq: Do të prehet në vendlindje, jo te Dëshmorët

20:21 | 04/06/2026

Protestuesit vendosin foton e efektivit të vrarë në shkallët e Kryeministrisë

20:19 | 04/06/2026

Mbahet një minutë heshtje në protestë në nderim të policit të vrarë në Maliq

20:02 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com