Ka agravuar situata përpara Parlamentit të Shqipërisë, aty ku po protestojnë më shumë se dy orë partitë opozitare.
Disa protestues kanë djegur disa goma, si dhe kanë hedhur tymuese dhe kapsolla drejt efektivëve të policisë.
Në rast se situata vijon të tensionohet edhe më shumë, mundet që policia të kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës, ndërkohë që të pranishëm janë edhe liderët e opozitës.