Kjo është një ditë e rendësishme për kryeqytetin shqiptar, nga i cili sot po transmetohet në gjuhët e të gjithë BE-së. Tirana është kthyer në kryeqytetin e BE-së gjatë 24 orëve të fundit.
Në hartën e trafikut ajror të Shqipërisë, siç duket avionët e liderëve të BE-së kanë fluturuar drejt Tiranës duke u ulur në Rinas.
Samiti i BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në një klimë të tensionuar politike, ku opozita ka paralajmëruar se po sot do të zhvillojë një protestë për të treguar se kush është qeveria.
Ndërkohë që në samit do të diskutohet lufta në Ukrainë, migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë.