Një kosh i pabesueshëm nga gjysma e parketit ka vendosur fatin e përballjes mes Charlotte Hornets dhe Toronto Raptors të dielën në mbrëmje. Ishte Jeremy Lamb, njeriu që ktheu në festë përballjen në sekondën e fundit.
Kur kishin mbetur vetëm 3,1 sekonda lojë, Lamb lëshoi topin nga distanca, ndërsa turma pa e magjepsur se si topi përfundoi në kosh. Tri pikët bënë që Charlote të fitonte takimin 115-114, një fitore që mban gjallë shpresat për të zënë vendin e fundit të lirë për playoff në Konferencën e Lindjes.
JEREMY LAMB FROM HALF-COURT FTW. 🚨😱
Presented by @TISSOT pic.twitter.com/6Dxpp62wZi
— NBA TV (@NBATV) March 25, 2019
“Ndihem shkëlqyeshëm”, tha Lamb pas ndeshjes. “Luftuam shumë gjatë gjithë takimit dhe të gjithë kontribuuan për rezultatin. Ndihem mirë që arritëm të fitonim në këtë mënyrë”.