Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Thellohet skandali/Shoqata e Minifutbollit: Nuk jemi “fantazmë”, FSHF na do të tillë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Thellohet skandali/Shoqata e Minifutbollit: Nuk jemi “fantazmë”, FSHF na do të tillë

Gara për kreun e FSHF-së sa vjen dhe bëhet më e nxehtë. Pas denoncimit të Bashkim Finos se po manipulohen zgjedhjet me anë të “shoqatave fantazmë”, që u pasua me një kallëzim në prokurori nga klubi i Flamurtarit kundrejt Federatës që drejtohet nga Armand Duka, tani vjen një deklaratë tjetër që rëndon skandalin. Shoqatës Sportive Minifutbolli Shqiptar ka dalë në deklaratë se FSHF është duke manipuluar zgjedhjet duke u hequr atyre të drejtën e votës edhe pse janë me të drejta të plota. Shoqata e Minifutbollit është zëvendësuar në listën e Asamblesë që do të votojë në 7 shkurt nga Shoqata e Futsallës, për interes të FSHF-së. Ja denoncimi i plotë i Shoqatës së Minifutbollit:

“Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit dhe përbaltja e emrit të Shoqatës Sportive Minifutbolli Shqiptar, është e dobishme që të sqarojmë rolin dhe vërtetësinë e shoqatës që përfaqësojmë. Shoqata e Minifutbollit Shqiptar, themeluar në vitin 2002 dhe anëtare e Federatës Shqiptare të Futbollit prej vitit 2002 e në vijim, një shoqatë që ka marrë pjesë në Asambletë e FSHF-së prej Asamblesë së vitit 2002 dhe që ka një aktivitet të suksesshëm prej vitesh. Shoqata Sportive Minifutbolli Shqiptar ka qenë dhe është gjithmonë aktive me aktivitete. Dashamirësit e sportit e dinë më së miri, sepse janë gjithmonë pjesëmarrës në aktivitet tona. Ata që as kanë marrë pjesë e as mbështesin, por vetëm pengojnë, janë zyrtarët e nëpunësit e FSHF-së.

Duam gjithashtu të theksojmë, në të kundërt nga sa flitet nëpër media, që: Shoqata Sportive Minifutbolli Shqiptar është regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë me vendim nr. 54, datë 26.10.2001. Me nr. llogarie pranë Banka Kombëtare Tregtare: 512000253clotclallxq. Me president z. Klodian KADIU. Shoqata e Minifutbollit Shqiptar vlerëson të shpërndajë këtë deklaratë për shtyp për të sqaruar situatën aktuale karshi Federatës Shqiptare të Futbollit dhe disa veprime dhe mosveprime të paligjshme të saj.

Shoqata e Minifutbollit Shqiptar i ka dërguar disa njoftime të protokolluara FSHF-së dhe së fundi edhe brenda afateve të përcaktuara statutore, në të cilin ka përcaktuar delegatin e saj në Asamblenë e FSHF-së. Përcaktimi i përfaqësuesit të çdo shoqate anëtare të FSHF-së është e drejtë e saj e pamohueshme dhe e patjetërsueshme. Këtë të drejtë të Shoqatës së Minifutbollit FSHF po tenton ta vjedhë. Nga ana e FSHF-së, ashtu siç është bërë publike këto ditë, po tentohet të manipulohen zgjedhjet dhe konkretisht të falsifikohet përfaqësimi i Shoqatës së Minifutbollit Shqiptar në Asamblenë e FSHF-së, duke përjashtuar përfaqësuesin legjitim të Shoqatës së Minifutbollit Shqiptar.

Një tentativë paraprake është bërë me heqjen e emrit të Shoqatës Sportive Minifutbolli Shqiptar nga lista e anëtarëve të asamblesë së FSHF-së, nga faqja zyrtare e kësaj të fundit. Diçka e pamundur në realitet, sepse Shoqata e Minifutbollit është anëtare me të drejta të plota, edhe pse në mënyrë mafioze, individë me poste drejtuese në FSHF kanë mundësuar falsifikime vulash e firmash e kanë bërë që persona pranë tyre të marrin pjesë në votime e jo përfaqësuesit e ligjshëm të Shoqatës së Minifutbollit. I bëjmë thirrje publike drejtueseve të FSHF-së të ndalojnë këto veprime të paligjshme, në të kundërt do të përballen me sanksionet ligjore përkatëse. I bëjmë thirrje FSHF-së dhe personave përkatës e të përfshirë në këtë vjedhje të rikthehen në ligjshmëri dhe të mos pengojnë përfaqësimin e anëtarëve të saj. I bëjmë thirrje FSHF-së të luajë “fair- play” dhe të mos njollosë këto zgjedhje, në rast të kundërt do të përballet me drejtësinë penale në Prokurori”./Telesport/

Tags: fantazmefshfJemiMinifutbollitnukshoqataskandalithellohettillë

TË LIDHURA

Mbyllen ndeshjet e të hënës, renditja e Superiores
Sport

Mbyllen ndeshjet e të hënës, renditja e Superiores

21:41 | 13/04/2026
Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Uellsit
Sport

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Uellsit

21:39 | 13/04/2026
Champions, Yamal: Japim 100% në fushë, kualifikimi nuk duhet shikuar si…mrekulli
Sport

Champions, Yamal: Japim 100% në fushë, kualifikimi nuk duhet shikuar si…mrekulli

19:29 | 13/04/2026
Next Post
Shqipëria braktiset nga investitorët, ekonomia në pikiatë

Shqipëria braktiset nga investitorët, ekonomia në pikiatë

Rriten të ardhurat e Apple në shifra rekord, nuk do ta besoni sa fiton kompania në tre muaj

Apple fiton shumë, por paguan 38 miliardë dollarë taksa

Monica Belluci ndryshon modelin e flokëve dhe mbetet fantastike!

Monica Belluci ndryshon modelin e flokëve dhe mbetet fantastike!







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA

by mirseda
22:58 | 13/04/2026
0

Raundi i ardhshëm i negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të mbahet në Pakistan më...

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

22:08 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

21:44 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com