Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Thellohet skandali/Zbulohet punonjësja e Tatimeve, doli në pension në 2019

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Thellohet skandali/Zbulohet punonjësja e Tatimeve, doli në pension në 2019

Pagat e mbi 637 mijë punonjësve shqiptarë, në sektorin publik dhe atë privat, kanë rrjedhur në rrjetet sociale duke bërë që çdokush të ketë akses në të dhënat personale të tyre. Në lidhje me këtë skandal, prokuroria tashmë po zhvillon hetimet.

Burime për “Report Tv” kanë bërë me dije detaje në lidhje me atë që mund të ketë ndodhur dhe cilët janë përgjegjësit e rrjedhjes më të madhe të informacionit.

“Report Tv” ka mësuar se është 100% e sigurt se dokumenti ka dalë nga Drejtoria e Tatimeve dhe se punonjësja nga e cila është krijuar dokumenti është Mimoza Seraj. Nga analiza e dokumentit të shpërndarë në transfer del një user me emrin Moza Seraj. Seraj rezulton të ketë qenë drejtoreshë sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Përmes ‘userit’ të saj është krijuar ky file, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se është ajo personi që e ka publikuar listën. “Report Tv” ka zbuluar se Mimoza Seraj ka dalë në pension në vitin 2019.

Sigurisht që ajo do të duhet të japë llogari se çfarë ka ndodhur. Vlen të theksohet se lista është vjedhur në mënyrë manuale, dhe nuk kemi të bëjmë me një cyber attack. Marrja e të dhënave në mënyrë masive, nuk mund të bëhet nga askush tjetër, përveçse nga inspektorë të takimeve apo firmat private që kanë krijuar sistemin, të cilat janë të vetmet që mund të kenë akses të drejtpërdrejtë.

Për të gjithë këta tashmë kanë nisur hetimet. File është krijuar më 26 shkurt 2021, ndërsa modifikimi i fundit më 6 prill 2021. Sipas sistemit të krijuar për mbrojtje të të dhënave, i aplikuar te Tatimet që prej kohës së qeverisë Berisha, asnjë prej inspektorëve të tatimeve nuk mund të shkarkojë më shumë se 1000 të dhëna në një veprim të vetëm. Pra për ta krijuar atë file janë dashur rreth 640 veprime, dhe kjo mund të jetë edhe një shpjegim se pse krijimi i dokumentit ka dashur më shumë se 2 muaj e gjysmë. Tjetër informacion i rëndësishëm është fakti se aty mungojnë më shumë se 30.000 mijë taksapagues. Pra nuk janë të gjithë punonjësit. Ndërkohë që për një numër shumë të madh punonjësish, pagat nuk janë të përditësuara. Report Tv ka mësuar gjithashtu se dokumenti nuk është origjinal por i përditësuar dhe i ndryshuar në exel.

Se çfarë lidhje ka Mimoza Seraj me të gjithë këtë histori? E ka krijuar ajo file që kur ishte në punë, apo dikush tjetër ka përdorur të dhënat e saj, edhe pse logjikisht useri i saj duhet të ishte ç’aktivizuar që prej momenti kur doli në pension? A është shpërndarë me qëllim lista në rrjetet sociale të shqiptarëve? Të gjitha këtyre pyetjeve do t’i japë përgjigje vetëm znj. Seraj, e cila pritet të merret sa më shpejt në pyetje nga hetimi që po kryhet ndërkohë nga Prokuroria e Tiranës.

Qeveria mohon që ky informacion të ketë dalë nga Ministria e Ekonomisë, dhe se dokumenti që ka rrjedhur nuk ka të njëjtën paraqitje me dokumentin zyrtar që disponon kjo ministri, nuk përmban emrin e plotë dhe se është bashkim i disa copave të ndryshme.

Për skandalin me publikimin e pagave reagoi edhe presidenti Ilir Meta dhe Partia Demokratike. Meta e cilësoi publikimin e këtyre të dhënave personale akt kriminal që rrezikon paqen sociale, ndërsa PD ia faturoi qeverisë duke thënë se është pjesë e skemës së patronazhimit. /shqiptarja

Tags: Mimoza Serajskandali me pagattatimet

TË LIDHURA

Berisha për Salianjin: E përballoi me dinjitet, çështja sapo ka nisur
Politikë

Berisha për Salianjin: E përballoi me dinjitet, çështja sapo ka nisur

13:46 | 09/07/2025
Operacioni “Crossline”: Punonjëset kapen në apartament, arrestohet 20-vjeçari
Aktualitet

Operacioni “Crossline”: Punonjëset kapen në apartament, arrestohet 20-vjeçari

13:36 | 09/07/2025
Aeroporti i Vlorës nën hetim nga SPAK/ Procedim edhe për sistemin TIMS
Aktualitet

Aeroporti i Vlorës nën hetim nga SPAK/ Procedim edhe për sistemin TIMS

13:34 | 09/07/2025
Next Post
Rrogat dolën sheshit, Rama bën lëvizjen urgjente

Rrogat dolën sheshit, Rama bën lëvizjen urgjente

Derbi Tirana-Partizani, ja segmentet rrugore që do të bllokohen

Derbi Tirana-Partizani, ja segmentet rrugore që do të bllokohen

Rama flet për pagat: Përpjekje për destabilizim, s’është sulm kibernetik

Rama flet për pagat: Përpjekje për destabilizim, s’është sulm kibernetik

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Berisha për Salianjin: E përballoi me dinjitet, çështja sapo ka nisur
Politikë

Berisha për Salianjin: E përballoi me dinjitet, çështja sapo ka nisur

by mirseda
13:46 | 09/07/2025
0

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, e ka quajtur dënimin e ish-deputetit Ervin...

Operacioni “Crossline”: Punonjëset kapen në apartament, arrestohet 20-vjeçari

Operacioni “Crossline”: Punonjëset kapen në apartament, arrestohet 20-vjeçari

13:36 | 09/07/2025
Aeroporti i Vlorës nën hetim nga SPAK/ Procedim edhe për sistemin TIMS

Aeroporti i Vlorës nën hetim nga SPAK/ Procedim edhe për sistemin TIMS

13:34 | 09/07/2025
Ndotja e Vjosës nga Albpetroli: AKM e dënon, IKMT e mbron

Ndotja e Vjosës nga Albpetroli: AKM e dënon, IKMT e mbron

13:15 | 09/07/2025
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë

12:37 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com