Kryeministri Edi Rama do shuajë heshtjen sa i takon skandalit të publikimit të pagave të shqiptarëve. Sikundër njofton Kryeministria, Rama pritet të dalë në konferencë për shtyp me drejtoreshëm e Përgjithshme të AKSHI-t, në orën 12:30 në Kryeministri.
“Në oren 12:30 Kryeministri Edi Rama dhe Drejtoresha e Përgjitshme e AKSHI, Mirlinda Karcanaj konferencë për shtyp në Kryeministri”, njofton Kryeministria.
Kreu i Shtetit, Ilir Meta e cilësoi publikimin e të dhënave një shkelje flagrante dhe një skandal të përsëritur, duke kujtuar publikimin e të dhënave personale të mbi 900 mijë qytetarëve pak para zgjedhjeve. Ndërsa Partia Demokratike është e bindur se dhe të dhënat që po qarkullojnë së fundmi kanë qenë pjesë e strategjisë së qeverisë për qëllimet e saj elektorale.