Kryeministri Edi Rama, homologu i tij Zoran Zaev dhe presidenti Aleksandër Vuçiç kanë dalë sot në një konferencë për shtyp, pasi vendosën miratimin e 9 konkluzioneve, në kuadër të “Mini Shengenit Ballkanik”.
Gjatë fjalës së tij, Rama foli për vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të mos marrë pjesë në samitin në Ohër. Lidhur me këtë vendim, Rama tha se në këtë rast Kosova u vetëpërjashtua, duke refuzuar ftesën për t’iu bashkuar këtij projekti të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.
“Dua të them se ne u dakordësuam se në 21 dhjetor të zhvillojmë mbledhjen e radhës në Durrës. Morëm edhe konfirmimin se në atë mbledhje do të jetë i pranishëm, përfaqësuesi i ri i lartë, drejtuesi i Në Durrës dëshiroj që dhe Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina, të jenë të pranishëm.
Është rënë dakord dhe më parë, të përshihet dhe Kosova, me të drejta të plota dhe e barabartë në BE. Por mos t’i shmangen elefantit që është këtu…Duhet të jenë sa më të drejtpërdrejte, me të gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë apo s’duhan të kuptojnë.
Është momenti për të thënë se së pari në kujtesën time, jemi takuar, jemi ulur dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet, e zeza mbi të bardhë.
Tani më jo si dokument, por si plan veprimi. Kjo nuk e ka penguar kryeministrin apo presidentin e Kosovës që të marrë pjesë në këtë samit.
Në kujtesën time, pas luftës dhe pavarësisë së Kosovës, u desh një kohë e jo e shkurtër që përfaqësues të Kosovës të pranoheshin ë tavolinë. Qoftë nga përfaqësues të Serbisë apo të Bosnjë Hercegovinës, tani prej të paktën 5 vjetësh, pjesëmarrja e Kosovës nuk është bënë në diskutim. Se gjej dot interesin dhe as përfitimin nga ky vet përjashtim( Kosova).
Në vizitën time e kam thënë; Serbia duhet të njohë Kosovën. Por Kosova nuk duhet të vete përjashtohet”, tha Rama.