Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Thaçi: Jam për korrigjim historik; Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet të jenë me Kosovën

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Hashim Thaçi presion Serbisë në Kroaci:  Nuk ka  anëtarësim në BE pa njohur Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ideja e tij është që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, kush flet për ide për ndarje, apo për “Republika serbe”, janë ide të Serbisë.

Ai në një intervistë për “Vizion Plus”, ka thënë se ideja e tij për korrigjim nuk është provokim, dhe me Serbinë nuk ndjehet inferior, po ashtu në bisedime me Serbinë ulen si të barabartë.

Kurse, analisti Arjan Vasjari ka thënë se teza e korrigjimit të kufijve është një tezë autentike serbe që nga Qosiq, presidentit Thaçi ka thënë se nuk mund të thuhet që bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën është një ide serbe.

“Ju drejtohem edhe si mik, ma gjeni vetëm në një vend të shkruar prej ideologëve serbë për ndarjen e Kosovës, që e kanë pasur e që përmendet dikund korrigjimi i kufirit”, i është kundërpërgjigjur Thaçi atij.

Vasjari ka shtuar se koncepti “korrigjim kufijsh” lidhet tipikisht me organizimet politike të konsoliduara, që do të thotë shtetet, por për Serbinë, Kosova ende nuk është shtet.

“Qosiq dhe Daçiq kanë folur gjithnjë për ndarje. Bëje dallimin mes ndarjes në njërën anë, ndaj së cilës jam kategorikisht kundër dhe që nuk e kam lejuar kurrë, dhe korrigjimit të kufirit në anën tjetër. E di se ideja ime për korrigjimin e kufirit nuk është ide shumë populiste. Por, ajo është e qartë: në procesin e negociatave do të përfshihet dhe korrigjimi i kufirit, që Lugina e Preshevës, pra Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të përfshihen në territorin e Kosovës. Kjo është e tëra për sa i përket idesë sime. Kush flet për ndarje, shkëmbim, “Repubika Srpska”, ato janë ide serbe. Ato janë ide të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë. Ato janë ide të shtetit dhe Qeverisë së Serbisë. Unë nuk barti ide serbe, as në Shqipëri as në Kosovë. Unë barti dhe përfaqësoj vetëm interesin e qytetarëve të Kosovës dhe të Luginës së Preshevës. Kush dëshiron të flas për ndarje, nuk ulet me mua në tavolinë. Kush dëshiron të flas për Asociacion apo Ahtisaari +, nuk ulet me mua në tavolinë. Prandaj, unë jam për korrigjim historik, se Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet të jenë me Kosovën. Kaq. Unë besoj se do të bind edhe faktorin ndërkombëtar të mbështesë këtë projekt. Ne në tavolinë me Serbinë ulemi si dy vende të barabarta”, i është përgjigjur Thaçi, duke shtuar se korrigjime kanë ndodhur dhe nuk do të ndodhin për herë të parë në botë në rastin e Kosovës dhe Serbisë.

“Korrigjimi ka ndodhur edhe në Sllovaki dhe në Republikën Çeke. Ka ndodhur edhe në Holandë e Belgjikë, dy vjet më parë”, ka thënë Thaçi, sipas të të cilit, Serbia nuk e njeh Kosovën pa dialog, pa negociata dhe pa marrëveshje.

Kushdo që mendon se vetëm Serbia fiton nga dialogu, kjo është më tepër se naive sipas presidentit Thaçi, madje është edhe e rrezikshme, sepse përhap dezinformatë dhe opinion të rremë tek njerëzit, transmeton kp.

“I besoj këtij procesi, i besoj korrigjimit të kufirit dhe pothuajse jam i bindur se do të ndodhë, pavarësisht zërave të shkëputur dhe të izoluar, nëse SHBA dhe BE vazhdojnë të jenë unik në këtë qëndrim dhe natyrisht, nëse shkon sipas planit. Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim, në asnjë kohë dhe në asnjë formë, as Ujmani, as veriu i Mitrovicës dhe as Trepça, në asnjë rrethanë nuk do të kontestohen, në kuptimin se a janë apo nuk janë të Kosovës. Të gjitha këto janë dezinformata. Ato janë asete të Kosovës, janë territor i Kosovës, por Presheva, Medvegja e Bujanoci do t’i bashkohen Kosovës. Ky është qëndrimi im. Kush flet për ndarje të mos flas me mua, janë ide të rreme. Kush flet për shkëmbim, të mos flas për Hashim Thaçin. Janë ide të njerëzve të rrejshëm për të krijuar konfuzion në opinionin publik, në Kosovë edhe në Shqipëri”, ka thënë Thaçi.

Tags: bujanociduhethistorikJamjenëkorrigjimKosovënmedvegjaPreshevaThaci

TË LIDHURA

Ukraina godet me dron thellë në Rusi, qytetarët xhirojnë me telefon momentin e sulmit
Bota

Ukraina godet me dron thellë në Rusi, qytetarët xhirojnë me telefon momentin e sulmit

22:24 | 12/08/2025
Çfarë duhet të dimë për samitin historik Trump-Putin?
Bota

Çfarë duhet të dimë për samitin historik Trump-Putin?

21:12 | 12/08/2025
Tragjedi në Zvicër/ 4-vjeçari shqiptar përplaset nga furgoni, ndërron jetë në spital
Bota

Tragjedi në Zvicër/ 4-vjeçari shqiptar përplaset nga furgoni, ndërron jetë në spital

19:45 | 12/08/2025
Next Post
Arsenali i ‘pamëshirshëm’ ndaj ukrainasve, Higuain nderon Milanin (Video)

Arsenali i ‘pamëshirshëm’ ndaj ukrainasve, Higuain nderon Milanin (Video)

Shijoni diellin edhe për pak ditë, ja çfarë surprizash na presin

Shijoni diellin edhe për pak ditë, ja çfarë surprizash na presin

Studentët italianë rrisin kërkesën për apartamente me qira në Tiranë

Studentët italianë rrisin kërkesën për apartamente me qira në Tiranë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Raporti amerikan “shkund” Kosovën: Gazetarë të sulmuar, presion politik dhe vetcensurë
Kosovo

Raporti amerikan “shkund” Kosovën: Gazetarë të sulmuar, presion politik dhe vetcensurë

by mirseda
22:37 | 12/08/2025
0

Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e...

Ukraina godet me dron thellë në Rusi, qytetarët xhirojnë me telefon momentin e sulmit

Ukraina godet me dron thellë në Rusi, qytetarët xhirojnë me telefon momentin e sulmit

22:24 | 12/08/2025
Flakëve nuk i shpëton as Kosova, 11 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive

Flakëve nuk i shpëton as Kosova, 11 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive

22:21 | 12/08/2025
Ndërron jetë një person nga AIDS, 19 raste të reja me HIV këtë vit

Ndërron jetë një person nga AIDS, 19 raste të reja me HIV këtë vit

21:35 | 12/08/2025
Zjarr i madh në Delvinë, shikoni si flakët kanë ‘pushtuar’ shpatin e malit

Zjarr i madh në Delvinë, shikoni si flakët kanë ‘pushtuar’ shpatin e malit

21:31 | 12/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com