Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Thaçi gati të vizitojë Preshevën, kryeministrja serbe: S’kemi informacion

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Presidenti Thaçi shpërndan Kuvendin e Kosovës

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka deklaruar sot se në qeverinë e Serbisë nuk ka ardhur asnjë paralajmërim për vizitën e shpejtë të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Preshevë. Ai së pari duhet t’i drejtohet qeverisë serbe-tha ajo.

Por nën rrogoz po negociohet që Presidenti Thaçi të shkojë në Luginën e Preshevës (Serbi), ndaj ai ka thirrur sot në presidencë pjestarë të lidershipit të Luginës.

“Nuk kemi asnjë paralajmërim. Së pari duhet t’i drejtohet qeverisë së Serbisë. Së pari do të shohim se çfarë do t’i thotë qeverisë së Serbisë, dhe më pas do të vendosim”, ka thënë Bërnabiç, transmeton Insajderi.com. Ajo ka shtuar se “Serbia është vend i cili mund të sigurojë çfarëdo vizite sepse është stabile dhe ka sovranitet”.

Duke komentuar incidentet të cilat e kanë përcjellë vizitën e Vuçiqit në Kosovë, ajo pretendon se “edhe një herë është konfirmuar deklarata e saj e mëhershme se liderët momental të shqiptarëve të Kosovës janë të paparashikueshëm dhe se nuk i respektojnë marrëveshjet”.

“Për fat të keq ata janë politikanë të luftës, nuk janë politikanë të paqes, por ne do të punojmë sipas porosive të paqes, të cilat i ka dhënë presidenti ynë Aleksandar Vuçiq”, ka deklaruar Bërnabiq.

Edhe Presidenti Thaçi dje në një deklaratë, dënoi bllokimin e rrugës për në Drenicë nga ana e kosovarëve, por vendimi erdhi pas bllokimit nga qytetarët si dhe urdherit të kryeministrit Haradinaj. Siç duket Thaçi po luan kartën e tij të rishikimit të kufirit, ndonëse dje presidenti serb Vuçiç tha se nuk do te ketë ndryshim të asnjë kufiri me Kosovën, bile shtoi se Serbia nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Hashim Thaçi është në lojën e tij presidenciale, pasi synon jo vetëm të shpëtojë nga gjykata speciale, por edhe të ndryshojë Kushtetutën që presidenti të zgjidhet nga populli. Dhe të kandidojë në popull e jo si sot që zgjidhet nga parlamenti. Në këtë plan personal ai po llogarit votat popullore dhe nëse arrin të marrë Luginën (gjë që duket e vogël si mundësi), ai me votat e Luginës dhe PDK, fiton si president me vota popullore.

Kalkulimet e tij personale janë përfekte, por Luginën e Preshevës nuk e merr dot pa falur liqenin e Ujmanit dhe veriun e Mitrovicës. Kështu që komplikohet skema e tij personale.

Gjithsesi Hashim Thaçi po përgatitet për të vizituar Luginën me leje e Vuçiç.

Loja vazhdon!

Tags: gatiinformacionKryeministrjaPreshevëns'kemiserbeThacivizitojë

TË LIDHURA

‘Rruga e vdekjes’/ Tjetër aksident shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia me tifozët e PAOK-ut
Bota

‘Rruga e vdekjes’/ Tjetër aksident shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia me tifozët e PAOK-ut

10:04 | 10/02/2026
Skandali, dy diplomatë të lartë norvegjez nën hetim për lidhjet me Epstein
Bota

Skandali, dy diplomatë të lartë norvegjez nën hetim për lidhjet me Epstein

09:37 | 10/02/2026
‘Kërcënimet amerikane nuk kanë mbaruar’, Macron: BE-ja të krijojë një instrument të përbashkët
Bota

‘Kërcënimet amerikane nuk kanë mbaruar’, Macron: BE-ja të krijojë një instrument të përbashkët

09:25 | 10/02/2026
Next Post
Ndizet Glasgow, “Tifozat Kuq e Zi” ia marrin këngës dhe valles (Video)

Ndizet Glasgow, “Tifozat Kuq e Zi” ia marrin këngës dhe valles (Video)

Foto/“Loriku është më i bukur se ti”, bashkëshortja italiane jep përgjigjen epike

Foto/“Loriku është më i bukur se ti”, bashkëshortja italiane jep përgjigjen epike

Katër të arrestuar për rrëmbim, por akoma asnjë gjurmë për 15-vjeçaren nga Bulqiza

Katër të arrestuar për rrëmbim, por akoma asnjë gjurmë për 15-vjeçaren nga Bulqiza







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

SPAK përfundon hetimet për Elvis Rroshin, çon dosjen në GJKKO për gjykim
Aktualitet

SPAK përfundon hetimet për Elvis Rroshin, çon dosjen në GJKKO për gjykim

by mirseda
10:33 | 10/02/2026
0

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi, dhe ka dërguar dosjen në...

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy të dënuarve për drogë

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy të dënuarve për drogë

10:08 | 10/02/2026
Hagë/ Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër 4 ish-krerëve të UÇK-së

Hagë/ Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër 4 ish-krerëve të UÇK-së

10:06 | 10/02/2026
‘Rruga e vdekjes’/ Tjetër aksident shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia me tifozët e PAOK-ut

‘Rruga e vdekjes’/ Tjetër aksident shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia me tifozët e PAOK-ut

10:04 | 10/02/2026
“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:46 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com