Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Thaçi fton për herë të tretë Kurtin në takim konsultativ

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Thaçi fton për herë të tretë Kurtin në takim konsultativ

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka ftuar sërish në takim konsultativ liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në letrën të cilën e kanë publikuar mediat në Kosovë, presidenti Thaçi thotë se “me qëllim të konsultimit për të propozuar kandidatin për kryeministër për formimin e Qeverisë së Kosovës, ju ftoj sërish për takim konsultativ më datën 31 dhjetor 2019 në ora 10”.

Më 27 dhjetor, Thaçi i kishte nisur dy ftesa Kurtit për takim konsultativ, por ky i fundit nuk u paraqit në Zyrën e Presidentit. Në lidhje me ftesën e parë, në Lëvizjen Vetëvendosjen thanë se Kurti nuk ndodhej në Prishtinë, kurse pas ftesës së dytë, ishte vet Kurti ai i cili tha se çështja nuk ishte aq urgjente që agjenda ditore të caktohej aty për aty.

Në bazë të Kushtetutës, presidenti i Republikës i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër, në konsultim me partinë politike që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend, në këtë rast Vetëvendosjen.

Por, më 29 dhjetor, lideri i VV-së, Albin Kurti tha se datën për formimin e qeverisë nuk e përcakton presidenti i vendit, por ajo varet nga partneri i koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Presidenti përcakton datën e konstituimin të kuvendit dhe jo formimit qeverisë. Mua datën ma përcakton LDK, nuk bënë të ketë keqkuptime. Takimet do të ndodhin dhe do të ketë konsultime. Ndërkohë po i intensifikojmë bisedimet”, ka thënë Kurti.

Të dyja partitë edhe pas shumë negociatave nuk kanë arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Mirëpo pas deklarimeve të Kurtit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se LDK-ja nuk cakton data për formimin e qeverisë.

“Datat i cakton subjekti që del i pari në zgjedhje, ai që e merr mandatin për formimin e Qeverisë”, ka shkruar Mustafa.

Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës tashmë kanë paralajmëruar se pas emërimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të gjitha marrëveshjet paraprake do të dështojnë.

Ata kanë paralajmëruar mundësinë për marrëveshje të re lidhur me përgjegjësitë, si dhe për programin qeverisës, por edhe mundësinë që LDK-ja të kalojë në opozitë.

Më 26 dhjetor, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai është zgjedhur në këtë pozitë në seancën konstituive me 75 vota për, 27 kundër dhe 6 abstenime.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor. /Rel

Tags: konsultativkurtitakimThaci

TË LIDHURA

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV
Rajoni

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Ali Ahmeti: Po cenohet Marrëveshja e Ohrit, duhet reagim!
Rajoni

Ali Ahmeti: Po cenohet Marrëveshja e Ohrit, duhet reagim!

14:46 | 14/04/2026
Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit
Aktualitet

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit

14:09 | 14/04/2026
Next Post
Albano Bogdo: Pija 4 shishe alkool në ditë, dikur përfundoja në rajon

Albano Bogdo: Pija 4 shishe alkool në ditë, dikur përfundoja në rajon

Pas takimit me Mustafën, ambasadori Kosnett takohet me Albin Kurtin

Pas takimit me Mustafën, ambasadori Kosnett takohet me Albin Kurtin

“Plasje të reja tëmthi ju presin”, Elvana Gjata jep sinjalin e radhës

“Plasje të reja tëmthi ju presin”, Elvana Gjata jep sinjalin e radhës







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Dosja “5D”, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë
Aktualitet

Dosja “5D”, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

by mirseda
13:58 | 16/04/2026
0

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shty seanca që pritej të zhvillohej...

Mashtrime me dëm më shumë se 50 mln euro, zbardhet skema e “Call Ceneter-ave”

Mashtrime me dëm më shumë se 50 mln euro, zbardhet skema e “Call Ceneter-ave”

13:25 | 16/04/2026
Zjarri te pallati pranë QSUT-së, Berisha: Rama u bë avokat i ndërtuesit

Zjarri te pallati pranë QSUT-së, Berisha: Rama u bë avokat i ndërtuesit

13:12 | 16/04/2026
Reuters: Irani po shqyrton lehtësimin e kufizimeve në Ngushticën e Hormuzit

Reuters: Irani po shqyrton lehtësimin e kufizimeve në Ngushticën e Hormuzit

13:03 | 16/04/2026
Plagosi një person në vitin 2023 në bashkëpunim me vëllanë e tij, arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari

Plagosi një person në vitin 2023 në bashkëpunim me vëllanë e tij, arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari

13:01 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com