E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Teuta Kryeneçe: Mbretëresha trime e Ilirëve

Pas disfatës së Kartagjenës në Luftën e Parë Punike në vitin 241 Para Erës Sonë, Republika Romake u shndërrua në një fuqi detare dominuese në Detin Mesdhe. Gjithsesi, kontrolli i Romës mbi detet nuk ishte absolut. Në lindje të Italisë, në rritje ishte një fuqi tjetër.

Kjo ishte mbretëria Ardiane, e sunduar nga një fis ilir, që filloi të kërcënonte rrugët tregtare të Romës që kalonin përmes Detit Adriatik. Në krye të kësaj mbretërie ishte Mbretëresha e aftë Teuta. Ajo ishte gruaja e Agronit, një mbret i Mbretërisë Ardiane.

Nën udhëheqjen e Agronit, mbretëria u bë një forcë me rëndësi në rajon. Sipas shkrimtarit romak, Apiani i Aleksandrisë, Agroni zgjeroi shumë mbretërinë e tij duke pushtuar një pjesë të Epirit, si dhe Korkyrën, Epidamnusin (Durrisin e sotëm) dhe Farus. Përveç kësaj, flota e Agronit ngjallte frikën e shumëkujt në Detin Adriatik.

Por në vitin 231 Para Krishtit, Agroni vdiq papritur, pasi një fitore që arriti mbi Etolët. Sipas historianit grek Polibi:“Kur flotilja u kthye dhe oficerët e tij i dhanë një lajm mbi betejën, Mbreti Agron u gëzua aq shumë nga mendimi se kishte mundur Etolët, në atë kohë një nga popujt më krenarë, saqë u bë pjesë e një feste të gjatë duke abuzuar shumë me pijen. Disa ditë më vonë u prek nga një e ftohur e keqe, që i mori jetën brenda pak ditësh”.

Në kushtet kur trashëgimtari i Agronit, Pini, ishte ende foshnje, mbretëria Ardiane u qeveris nga Teuta. Edhe pse ajo e vazhdoi politikën ekspansioniste të burrit të saj të ndjerë, veprimet e saj janë përshkruar me tone negative nga historiani grek Polibi.

Megjithëse e tija mund të ketë qenë një pikëpamje e njëanshme, e bazuar tek historiografiaromake. Sipas Polibit, Teuta kishte një “pikëpamje miope dhe tipike prej gruaje për punët e shtetit”, dhe se ajo nuk mund të shihte asgjë përveç suksesit të momentin, dhe nuk kishte sy për atë që po ndodhte diku tjetër.

Polibi përmend gjithashtu faktin që Teuta mbështeste praktikën ilire të piraterisë, dhe plaçkiste pa dallim fqinjët e saj. Komandantët e saj u urdhëruan  t’i trajtonin të gjithë të tjerët si armiq të tyre. Ishin këto sulme pirate që do të futnin romakët në luftë kundër Teutës.

Në fillim, senati romak i kishte injoruar ankesat e bëra kundër ilirëve nga tregtarët e ndryshëmPor,kur numri i ankesave u shtua, Senati u detyrua të ndërhynte. Fillimisht, romakët përdorën diplomacinë dhe çuan të dërguar në oborrin e Teutës.

Burimet antike tregojnë se Teuta nuk ishte aspak e kënaqur me të dërguarit romakë, dhe nuk ishte e arsyeshme në bisedimet me ta.

Më e keqja: ajo shkeli imunitetin diplomatik  tyre. Polibi thotë se një nga të dërguarit u vra ndërsa po përgatitej të ktheje në Romë, ndërsa Dion Kasi përmend faktin se disa të dërguar u burgosën ndërsa të tjerët u vranë.

Kur lajmi mbërriti në Romë, romakët u zemëruan dhe i shpallën luftë Teutës. Një flotë me 200 anije u përgatit për pushtimin e mbretërisë ilire, së bashku me një ushtri tokësore. Shënjestra e parë e flotës romake ishte ishulli i Korkyrësqë mbrohej nga Dhimitri, që ishte gjithashtu guvernatori i Farusit.

Në të dy rrëfimet e Apianit dhe Polibit, Dhimitri thuhet se i ka tradhtuar Ilirët, duke ua dorëzuar Korkyrën dhe Faris-in romakëve. Gjithsesi sipas Dion Kasit, ishte vetë Teuta ajo  që dërgoi Dhimitrin për t’i dorëzuar Korkyrën romakëve në këmbim të një armëpushimi.

Megjithatë pak kohë pas armëpushimit, Teuta sulmoi Epidamnusin dhe Apoloni, duke idetyruar romakët të ndërhyjnë prapëMe vonë si rezultat i sjelljeve plot teka të mbretëreshës Teuta, Dhimitri do t’i shprehte besnikëri romakëve. Duke kuptuar se nuk kishte nga ia mbante, Teuta u dorëzua në vitin 227 Para Krishtit.

Sipas Polibit, Teuta pranoi të paguante çdo haraç që do t’i vendosnin romakët, të hiqte dorë nga e gjithë Iliria, përveç disa zonave, dhe ato që kishin të bënin kryesisht me grekët, u angazhua të mos lundronte përtej Lisusit (Lezhës) me më shumë se 2 anije të paarmatosura”. Për më tepër, Apiani përmend faktin që KorkyraFarus, Isa, Epidamnus dhe Iliria Atintani u bënë provinca romake. Pjesa e mbetur e mbretërisë së Agronit mbeti në duart e Pinitmentor iri i të cilit ishte Dhimitri.

Edhe pse Teuta jetoi për disa dekada të tjera, ekziston edhe një histori interesante që thotë se Teuta u vetë hodh nga një shkëmb në vend se t’i dorëzohej Romës. Ngjarja ndodhi pikërisht në Risan, në Gjirin e Kotorrit, sot në Malin e Zi. Meqë Risani është qyteti i vetëm në gji pa asnjë traditë detare, thuhet se kjo ndodhi për shkak të mallkimit të lëshuar nga mbretëresha ilire ndaj këtij qyteti,para se ajo të kryente vetëvrasje. / Ancient Origins – Bota.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...