E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Hoti ia pret shkurt Vuçiçit: Pa njohje reciproke, s’ka marrëveshje me Serbinë

Deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se nuk do të njohë Kosovën, ka sjellë edhe reagimin e kryeministrit Avdullah Hoti. Ai thotë që në krye të një statusi të shpëndarë në Facebook se s’ka marrëveshje me Serbinë, pa njohje reciproke.

Kryeministri sqaron më tej se Kosova mbetet e përkushtuar, që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së. Dhe se deklaratat e Vuçiçit, se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, nuk i kontribuojnë dialogut.

Statusi

Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke

Kosova mbetet e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

Deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut. Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje. Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Vuçiç tha se Kosova nuk do të njihet nga Serbia, deri sa ai të jetë president. Gjatë një interviste në emisionin “TV Prva”, ai u shpreh se Beogradi nuk do ta njohë Kosovën deri në prill të vitit 2022, kur edhe do të mbahen zgjedhjet presidenciale në Serbi.

Vuçiç u shpreh po ashtu se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës, cilado administratë të jetë në pushtet. “Është e vërtetë që SHBA-të po humbin durimin, por Serbia po arrin të rezistojë dhe të zvarrisë”, tha Vuçiç.

Lexo edhe :   Ulet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, 288 raste të reja
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...