Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Terrorizuan banorët duke shtënë në ajër, pranga 16-vjeçarit

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Terrorizuan banorët duke shtënë në ajër, pranga 16-vjeçarit

Pas njoftimeve të qytetarëve se disa adoleshentë po qëllonin në ajër me armë zjarri, policia është vënë menjëherë në veprim. Në pranga ka rënë një 16-vjeçar, e në kërkim është shpallur një 15-vjeçar.

Po kështu janë proceduar në gjendje të lirë 4 adoleshentë të moshës 15 e 16 vjeç, për prishje të rendit e qetësisë publike. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë po kështu se kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, më të cilën adoleshentët kanë qëlluar në ajër.

Njoftimi i policisë

Qëlluan me armë zjarri në ajër, në fshatin Hot i Ri, reagimi në kohë i Policisë vë në pranga një 16-vjeçar, shpallet në kërkim një 15-vjeçar, si dhe procedohen në gjendje të lirë 4 adoleshentë të moshës 15 e 16 vjeç, për prishje të rendit e qetësisë publike.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, më të cilën adoleshentët kanë qëlluar në ajër.

Në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë ardhur telefonata nga banorët se midis fshatit Hot i Ri dhe Grudë e Re po qëllohej me armë zjarri nga disa adoleshentë.

Me marrjen e informacionit, është organizuar puna duke ngritur një grup drejtimi për shërbimet e Policisë që do shkonin në vendngjarje, për shkak se personat që qëllonin ishin adoleshentë, me qëllim që gjatë ndërhyrjes së Policisë të mos kishte pasoja.

Forcat “Shqiponjat” dhe disa Patrulla të Përgjithshme, nën drejtimin e grupit të drejtimit, shkuan në fshatin Hot i Ri, lokalizuan vendin dhe me profesionalizëm neutralizuan adoleshentët, njëri prej të cilëve mundi të largohej.

Shërbimet e Policisë, në vendin e ngjarjes, gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik, e cila rezultoi se i përkiste shtetasit E. Z..

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z., 16 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe ”Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Në lidhje me këtë ngjarje është bërë shpallja në kërkim e shtetasit K. F., 15 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, të Bashkisë Shkodër, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe katër adoleshentë të tjerë, të moshës 15 e 16 vjeç, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Tags: policiaShkodertë rinjtë

TË LIDHURA

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

14:52 | 22/09/2025
“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin
Aktualitet

“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin

14:21 | 22/09/2025
Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci
Aktualitet

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

13:15 | 22/09/2025
Next Post
Rikthehet italiani, Partizani prezanton trajnerin e ri

Rikthehet italiani, Partizani prezanton trajnerin e ri

E panjohur/ “Lufta” me meme mes Trump dhe ish-komandantit iranian Soleimani

E panjohur/ “Lufta” me meme mes Trump dhe ish-komandantit iranian Soleimani

“Bëri kallëzim të rremë”/ Zbardhet vendimi i gjykatës për Salianjin

“Bëri kallëzim të rremë”/ Zbardhet vendimi i gjykatës për Salianjin

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

12:25 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

by mirseda
14:52 | 22/09/2025
0

Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë pasur një performancë pozitive gjatë këtij viti. Sipas të dhënave...

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

14:50 | 22/09/2025
“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

14:46 | 22/09/2025
Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

14:42 | 22/09/2025
Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

14:35 | 22/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com