Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Terrorizmi dhe rendi ndërkombëtar liberal

8 vjet ago
in Të Gjitha
Terrorizmi dhe rendi ndërkombëtar liberal

ISIS, Al-Kaeda apo grupime të tjera terroriste, nuk janë aq të fuqishme sa të shkatërrojnë shtyllat kryesore të sistemit ndërkombëtar, por suksesi i tyre në pushtimin dhe kontrollin e territorit jashtë vendit, si dhe infiltrimi i tyre në shoqëritë perëndimore po kontribuon në shtimin e nervozizmit dhe mosbesimit publik, në lidhje me meritat e një rendi të hapur e të ndërlidhur ndërkombëtar.

Sikurse ka konstatuar një sondazh i fundit nga “Pew Research Center”, gati tre të katërtat e mbështetësve të Tramp e shohin terrorizmin si një “problem shumë të madh”, të dytin në radhë vetëm pas emigracionit.

Deri në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, amerikanët qenë kryesisht të pavëmendshëm ndaj përgjegjësisë dhe kostove të mbajtjes së rendit liberal. Ky rend u krijua nga liderët e pasluftës, që kishin parë dëmin e shkaktuar nga lufta totale. Nëpërmjet hapjes dhe bashkëpunimit, shpresa ishte të krijohej një sistem që mund të garantonte se këto tmerre nuk do të përsëriteshin më.

Ndërsa 11 shtatori shërbeu si një zile zgjimi, ai vuri në lëvizje një seri ngjarjesh që kanë kontribuar në krizën aktuale. Prej vitit 2001, amerikanët kanë parë vendin e tyre të angazhohet në ndërhyrje të kushtueshme në Afganistan dhe më pas në Irak, si dhe me ndërhyrje më të vogla në Libi, Jemen, Somali dhe gjetkë, të gjitha me arritje të kufizuara dhe pa suksese të qarta.

Në fakt, kërcënimi terrorist ndaj SHBA-së është tani në nivelet më të larta, që nga 11 shtatori 2001. Ky kërcënim në rritje, nuk ka ndikuar vetëm tek perceptimet amerikane mbi rendin liberal ndërkombëtar.

Ai ka pasur ndikim edhe tek demokracitë evropiane, duke kontribuar tek Brexit dhe mbështetja në rritje për partitë e ekstremit të djathtë nacionalist në Francë, Gjermani dhe vende të tjera. Në Mbretërinë e Bashkuar, ata që raportonin ndjenja kundër emigrantëve, kishin më shumë gjasa të votonin në favor të Brexit. Marin Lë Pen – e mbështetur nga 34 për qind e votuesve francezë – akuzoi emigrantët se po përpiqeshin ta kthenin Francën në një “kosh gjigant mbeturinash”.

Në Gjermani, Angela Merkel, u detyrua të ecte nëpër një linjë të hollë mes mirëpritjes së refugjatëve, dhe respektimit të shqetësimeve të qytetarëve. Me Evropën në vijën e parë të krizës migratore nga Lindja e Mesme, efektet e vazhdueshme ka të ngjarë të zgjasin për vite, në mos për dekada.

Nëse duam që rendi ndërkombëtar të shpëtojë, ne kemi nevojë të vlerësojmë me sinqeritet vektorët e pasigurisë së publikut për përfitimet e saj, dhe rishikojmë rregullat tona kombëtare në përputhje me rrethanat. Ne kemi sigurisht nevojë për një debat të fuqishëm transatlantik, rreth asaj se si të trajtojmë rreziqet ekonomike të globalizimit, si dhe përfitimet prej tij.

Por ne gjithashtu duhet që më në fund të adresojmë sfidat e post 11 shtatorit ndaj sigurisë sonë. Ne duhet të zhvillojmë një strategji të përshtatshme për t’iu përgjigjur mesazheve ekstremiste dhe radikalizmit. Dhe kemi gjithashtu nevojë të krahasojmë qasjet kombëtare ndaj integrimit të minoriteteve në shoqëritë tona, dhe diskutojmë me sinqeritet cilat kanë pasur sukses, cilat kanë dështuar dhe përse.

Ne gjithashtu duhet të debatojmë sinqerisht mbi të metat e strategjisë ushtarake amerikane, në drejtim të kërcënimit që na vjen nga terrorizmi. Siç e ka treguar edhe ndërhyrja në Libi, ne nuk kemi mësuar leksionet përfundimtare të Irakut – e dukshme në dështimin e SHBA-së për të fituar paqen në të dyja vendet. 

Ne kemi dështuar të zhvillojmë një strategji efektive, për t’u marrë me trazira e brendshme politike në Lindjen e Mesme, ose për të përfituar nga ato, duke bashkëpunuar me demokratët e moderuar dhe i fuqizuar ata, apo të kufizojmë pasojat kur në pushtet vijnë ekstremistët.

Këto dështime, kanë shtuar mosbesimin e qytetarëve mbi aftësinë e qeverisë së tyre për t’i mbrojtur ata. Por më e rëndësishmja, udhëheqësit tanë duket se nuk kanë mësuar leksionin themelor nga angazhimet tona të shumta të huaja që nga viti 2001. Amerikanët kërkojnë nga udhëheqësit e tyre, veçanërisht presidentët, t’u shpjegojnë sfidat me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara në skenën botërore.

Në vend të sigurimit të këtij lidershipi, presidentët e të dy partive kanë luajtur me impulset më të këqija të elektoratit, duke u thënë atyre se kishin të drejtë kur besonin se Amerika e ka të nevojshme rifokusimin tek problemet e veta në shtëpi, dhe e shpërfillur kërcënimin terrorist si diçka minimale. Perëndimorët e vlerësojnë sigurinë e vet fizike dhe të familjeve të tyre po aq, në mos më shumë se sa sigurinë ekonomike.

Detyra e parë e një qeverie, është të ofrojë siguri për qytetarët e saj. Udhëheqësit tanë janë të dështuar në këtë detyrë themelore. Mbrojtja e Perëndimit kundër grupimeve terroriste që i përshtaten mjedisit, dhe që janë infiltruar tashmë shoqëritë tona, është e vështirë por jo e pamundur. Liderët nuk duhet ta teprojnë me rrezikun, por gjithashtu s’duhet të refuzojnë të pranojnë se situata aktuale është shqetësuese.

Nëse udhëheqësit tanë, vazhdojnë të dështojnë në pasjen e bisedave të sinqerta me qytetarët e tyre, dhe të presim që ata t’i pranojnë shpërthimet vetëvrasëse dhe  sulmet me makina dhe thika si normaliteti i ri i jetës së shekullit XXI, do të jetë edhe më i vështirë për t’ia “shitur” rendin ndërkombëtar liberal një publiku gjithnjë e më të zhgënjyer perëndimor.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: al kaidaevropaliberallideretMerkelndërkombëtarrendiSHBAterrorizmiTrump

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Mbretëresha e Spanjës Letizia, një ikonë stili!

Mbretëresha e Spanjës Letizia, një ikonë stili!

Sterilizimi i qenve endacakë, Hajdini: 50% më pak vetëm në Tiranë

Sterilizimi i qenve endacakë, Hajdini: 50% më pak vetëm në Tiranë

Komisioni i Ligjeve miraton 110 punonjës për Vetingun, Tahiri “palë” me opozitën

Komisioni i Ligjeve miraton 110 punonjës për Vetingun, Tahiri “palë” me opozitën







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

by mirseda
22:01 | 19/02/2026
0

Disa vende që janë anëtarësuar në Bordin e Paqes të Donald Trump kanë kontribuar më shumë se...

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

20:06 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com