Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Tërmeti shkund Shqipërinë, tejkalon kufijtë

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, TT
Tërmeti shkund Shqipërinë, tejkalon kufijtë

Shqipëria u godit sot nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter. Lëkundjet u ndjenë në orën 11:00, dhe shkaktuan panik tek banorët, sidomos në Tiranë. Epiqendra e tërmetit u shënua në Gjirin e Lalëzit, ekzaktësisht në Hamallaj të Durrësit, dhe zgjati 10 sekonda.

Tërmeti me epiqendër në vendin tonë, u ndje edhe në shtete të tjera. Ministria e Mbrojtjes njoftoi për dëme në disa pallate e banesa, që konsistonin në plasaritje të mureve.

Goditje tërmeti 5 ballë. 40 lëkundje në një orë: Rexhep Koçi, përgjegjës i Departamentit të Sizmiologjisë thotë: “Tërmeti ka qenë me magnitudë 5,1 dhe me thellësi 18 km. U ndje fort në Tiranë”. Në orët e para nuk janë raportuar dëme serioze, por më shumë panik. Pas goditjes së parë, lëkundjet kanë vijuar edhe për disa orë.

“Një orë pas ngjarjes kryesore, janë regjistruar 40 pasgoditje me intensitet më të ulët”, shton Koçi. Fuqia e lëkundjeve është ndjerë shumë e fortë në Durrës dhe në Tiranë. Sipas sizmiologëve, fuqia ka shkuar mbi 6 ballë.

“Në këtë zonë ka 5-6 vite që nuk ka rënë tërmet i tillë”, thekson Koçi.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se nga Qendra Kombëtare Operacionale pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA, deri në orën 12:30 janë konstatuar :

1. Rënia e një çatie në një banesë të braktisur, njësia administrative Manz.

2. Në Yrshek, Kashar është çarë muri i një banese.

3. Në Marqinet, Bashkia Vorë, raportohet dëmtimi i çatisë së një banese

4. Në lagjen “Dyl Haxhire Myzyri”, pallati nr. 8 ka plasaritje të mureve

5. Njësia Cudhi, Bashkia Krujë është plasaritur një banesë.

6. Fshati Brret, Bashkia Krujë, një banesë e plasaritur.

7. Plasaritje e një supermarketi në lagjen 17, Bashkia Durrës.

Tërmeti i fortë dëmton 40 banesa në tre qarqe të vendit; Nga evidentimi i dëmeve në terren, deri në orën 14:45 minuta si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se 40 banesa janë plasaritur në tre qarqet e pjesës qendrore të vendit.

Dëmet janë regjistruar në qarqet Elbasan, Tiranë dhe Durrës. Nga komunikimi me qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat, Kukës etj., nuk janë raportuar dëme në objekte dhe lëndime në njerëz.

Ministria thotë se në Shqipëri janë regjistruar 6 lëkundje sizmike nga ora 11:08 deri në orën 13:35.

Tërmeti la pa energji Kukësin, Krumën, Pukën, Lezhën dhe disa zona të tjera; Tërmeti i fuqishëm që goditi mesditën e sotme pjesën qendrore të Shqipërisë, ka problem dhe në linjat 110 kV të OST, si pasojë e lëkundjes tektonike.

Kështu, në orën 11.00 është lajmëruar për dëmtim të shkarkuesit në zbarrat 110 kV të N/stacionit Laç 2. Si pasojë e kësaj avarie, u stakuan linjat 110 kV të OST Shkopet – Rubik, Ulëz – Laç 2 dhe Bushat i ri–Lezhë.

https://tiranatoday.com/deme-kolosale-nga-termeti-cahen-banesat-e-dyqanet/

Si rezultat i veprimeve operative për kthimin e skemës, u stakua për disa minuta energjia elektrike.

Brenda orës 12 të ditës së sotme, u rilidh energjia elektrike në të gjitha nënstacionet e prekura nga defekti: Fushë- Arrëz, Kalimash, Kalimash Tunel, Kukës, Tuc, Pukë, Krumë, Lac 2, Fushë-Kuqe, Rrilë, Rubik, Rreps, Rrëshen, Kaçinar, Gropaj, Bajram Curri, Bushat i Vjetër dhe Lezhë.

Çfarë duhet të bëjmë gjatë një tërmeti? Nëse gjendeni në një vend të mbyllur, shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve ose pranë një muri mbajtës

Duhet të kini kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin, si xhama, mobilie, etj

Kini kujdes në përdorimin e shkallëve. Shpesh herë janë pak rezistente dhe mund të dëmtohen

Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet, ose të jetë dëmtuar

Kini kujdes nga pasoja të tjera nga tërmeti, si shembjet e urave, rrëshqitjet dhe rrjedhjet e gazit

Nëse jeni në ambient të hapur, largohuni nga ndërtesat e larta, pemët, shtyllat elektrike, pasi mund të goditeni nga materiale të ndryshme.

https://tiranatoday.com/ndiqni-udhezimetsi-te-shpetoni-veten-dhe-familjen/

Zonat sizmike dhe aktiviteti sizmik në Shqipëri; Vendi ynë bën pjesë në zonën sizmogjene jonike-adriatike, ku përfshihen rajoni i Shkodrës, Shqipëria perëndimore, zona Korçë-Ohër-Peshkopi, me vija aktive në Lushnje, Elbasan, Dibër dhe sidomos ajo Vlorë-Tepelenë-Ersekë. Kjo e fundit është aktivizuar së fundmi duke përfshirë vendin nga lëkundje të njëpasnjëshme, zanafilla e të cilës ka nisur në muajin maj 2006. Nga data 6 gusht 2006 e deri me 9 gusht 2006, u regjistruan 161 ngjarje sizmike në këtë zonë.

Në datën 7 gusht 2006 ka pasur 70 lëkundje, në datën 8 gusht 2006, 76 dhe në datën 9 gusht 2006 rregjistrohen 15 tërmete. Vija Vlorë-Tepelenë-Ersekë sipas specialistëve të Sizmikës, klasifikohet ndër zonat me periodicitetin më të lartë të lëkundjeve në histori.

Duke iu referuar periodicitetit të lëkundjeve maksimale të regjistruara në këtë vijë problematike, sipas specialistëve, një herë në 30 vjet këtu regjistrohen tërmete deri në 9 ballë, ku i fundit u regjistrua në 1968 në fshatin Nivicë.

Kështu, në Tepelenë me 20 nëntor 1920 një tërmet me 8 ballë shkaktoi 36 viktima dhe 102 të plagosur, shkatërroi 2 500 shtëpi dhe la pa strehë 15 000 vetë.

Dhjetë vjet më pas, në Vlorë dhe Tepelenë regjistrohet një tjetër tërmet, që shkaktoi 30 të vdekur dhe 100 të plagosur. Sipas specialistëve, dhjetëra tërmete të tjerë janë regjistruar gjatë këtyre viteve, por lëkundjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar viktima në njerëz si dhe dëme të mëdha materiale, me përjashtim të çarjes së mureve dhe suvave të shtëpive përgjatë kësaj zone.

Në vitin 1851, nën efektin e të njëjtit fenomen që karakterizon vijën problematike të përcaktuar nga sizmologët, ka ndodhur edhe një cunami i vogël, ku vala e detit u ngrit deri në 5 metra, duke shkaktuar edhe dëme materiale në zonën e bregdetit të Vlorës.

Gjatë shekullit të shkuar, vendi ynë është përshkruar nga një valë tërmetesh, ku më i rëndi konsiderohet ai i vitit 1905. Bilanci ka qenë tejet tragjik. Plot 200 viktima si dhe 500 njerëz të plagosur, ndërkohë që janë regjistruar 1500 shtëpi të shkatërruara si dhe mijëra të tjerave iu shkaktuan çarje të rënda, duke nxjerrë në qiell të hapur mijëra familje.

Sipas sizmologëve, lëkundjet e tërmetit me 9 ballë të shkallës rihter të 1 qershorit 1905 kanë tronditur qytetin e Shkodrës dhe rrethinat, si dhe një pjesë të konsiderueshme të veriut të vendit.

Ndërkohë që gjatë shekullit të 20-të, janë regjistruar gjithashtu të tjera tërmete, mes të tjerëve ai i 24 gushtit 1924, epiqendra e të cilit ishte qyteti i Peshkopisë, duke shkatërruar afro 80% të shtëpive, me 44 të vdekur dhe 119 të plagosur.

Në vitet e komunizmit, tërmeti i Dibër-Librazhd i 30 nëntorit 1967 shkatërroi 177 fshatra, si dhe gjetën vdekjen 12 vetë dhe u plagosën 174 të tjerë. Karakteristikë e këtij tërmeti ishte thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra, si dhe zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra.

TIRANA TODAY

Tags: demethistorikushqiperitermeti

TË LIDHURA

I dënuar me katër vite burg për dhunë në familje, arrestohet 58-vjeçari, pritet ekstradimi
Aktualitet

I dënuar me katër vite burg për dhunë në familje, arrestohet 58-vjeçari, pritet ekstradimi

09:36 | 30/10/2025
Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali
Aktualitet

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

21:57 | 29/10/2025
Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime
Politikë

Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

21:55 | 29/10/2025
Next Post
Tagliavento ia ngec anësorit, ja pse nuk e quajta golin e Muntarit

Tagliavento ia ngec anësorit, ja pse nuk e quajta golin e Muntarit

Amerikanët festojnë 4 korrikun pa fishekzjarrë, dronët patrullojnë qiellin

Amerikanët festojnë 4 korrikun pa fishekzjarrë, dronët patrullojnë qiellin

(VIDEO) Mësime nga jeta, që duhen nxënë para se të jetë shumë vonë

(VIDEO) Mësime nga jeta, që duhen nxënë para se të jetë shumë vonë







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Krimet ekonomike, ja 10 kandidatët për hetues financiar pranë SPAK-ut

Krimet ekonomike, ja 10 kandidatët për hetues financiar pranë SPAK-ut

10:30 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Trump njofton se SHBA-ja do të fillojë “menjëherë” testimin e armëve bërthamore
Bota

Trump njofton se SHBA-ja do të fillojë “menjëherë” testimin e armëve bërthamore

by mirseda
09:40 | 30/10/2025
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se i ka udhëzuar Departamentit të Mbrojtjes të fillojë testimin e...

I dënuar me katër vite burg për dhunë në familje, arrestohet 58-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar me katër vite burg për dhunë në familje, arrestohet 58-vjeçari, pritet ekstradimi

09:36 | 30/10/2025
Grabitja spektakolare në muzeun e Luvrit, 5 të arrestuar të rinj

Grabitja spektakolare në muzeun e Luvrit, 5 të arrestuar të rinj

09:33 | 30/10/2025
Rikonstruksioni i plotë shpëton Urën e Niçës nga shembja

Rikonstruksioni i plotë shpëton Urën e Niçës nga shembja

09:30 | 30/10/2025
Prishtinë: Kapet kamioni me 200 kg drogë, arrestohet shoferi

Prishtinë: Kapet kamioni me 200 kg drogë, arrestohet shoferi

22:40 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com