Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Tërmeti nuk shembi Tiranën mbrëmë, por groposi gazetarinë

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Mentor Kikia

Shumë media shqiptare, televizione kombëtare, agjensi lajmesh, media online, portale pa fund, dëshmuan mbrëmë nivelin e tyre profesionale dhe përgjegjshmërinë zero qytetare. Atë që nuk e ka parashikuar dot asnjë shkencëtar, orën dhe vendin se ku do të godasë një tërmet, e parashikuan mediat shqiptare. Caktuan edhe orën, 22.30. Unikale, e paprecedentë, e paimagjinueshme. Askund nuk ka ndodhur asnjëherë. Sepse parashikimi i tërmeteve nuk është si parashikimi i motit.

Një shkencëtar grek që po tenton të bëhet edhe fallxhor me shqiptarët. Ai u intervistua dje duke thënë se rreziku tani është më i madh pasi disa ndërtesa janë dëmtuar, e mund të shemben me lekundje edhe më të vogla. Lajmi u “modifikua” e u bë edhe më agresiv.

Nëpër rrjetet sociale publikimet u përhapën me vrull. Mediat u vunë në garë për të përhapur lajmin e madh. Në një vend ku paniku ishte nëpër këmbë, qytetarëve nuk ia desh shumë për të lënë shtëpitë, dhe për të marrë arratinë për ti shpëtuar orës fatale.

Mund të jemi krenarë për qetësinë dhe qytetarinë e treguar mbrëmë nga banorët e Tiranës. Të tilla situata mund të përfundojnë në kaos, dhunë, plaçkitje e grabitje. Policia ndaloi nja dy gazetarë, që për “koiçidencë” janë të mediave që mbështesin opozitën. Por unë mendoj se nuk ka burg që mund ta nxërë median shqiptare për atë që bëri mbrëmë.

Dështim fatal i kryeredaktorëve, që për ca klikime më shumë, vrapuan të bëjnë copy-paste një lajm të çmendur. Jam i kënaqur që mbrëmë qëndruam në anën e informimit korrekt dhe ruajtjes së qetësisë publike. Ju ftoj ta shpërndani këtë reagim si një shuplakë për ata që çdo ditë i lexoni për tu informuar!

Tags: gazetariamentor kikiatermeti

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Alarmi i rremë për tërmetet/ Fuga: Po budallallëku a parashikohet?

Juventus-i nis interesimin për futbollistin shqiptar

Tirana në terr, ja zonat që s’do kenë drita nesër dhe pasnesër







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com