Mëngjesin e sotëm, në Korçë janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 5.3 ballë dhe thellësi 4 kilometra.
Tërmeti ka zgjuar kështu korçarët, të cilët kanë dalë jashtë banesave të trembur, ndërsa lëkundjet janë ndjerë konkretisht në orën 06:27.
Lëkundjet janë ndjerë në Ersekë dhe Pogradec, ndërsa epiqendra ishte 12 km vijë ajrore mes Korçës dhe Ersekës, në fshatin Mollas. Mësohet se lëkundja e parë ka zgjatur për plot 10 sekonda, por nuk raportohet për të lënduar.