Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Tërmetet shkatërruese shqiptare

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tërmetet shkatërruese shqiptare

Në shkallë botërore, Shqipëria zë vendin e 43-të për rrezikshmërinë nga tërmetet. Në hartën globale të rrezikut nga kjo dukuri natyrore, Shqipëria ndodhet në zonën e kuqe, duke u klasifikuar në mesin e vendeve me risk më të lartë nga tërmetet.

Nga dëshmitë që zotërohen deri më sot, rezulton se që prej shekullit II para Krishtit deri në ditët tona, Shqipëria është goditur nga 55 tërmete të fortë me intensitet deri në 8 ballë. Prej këtyre 55 tërmeteve të një periudhe më shumë se 2000-vjeçare, 36 i takojnë shekullit XIX, gjë që na bën të mendojmë se numri i tërmeteve shkatërrues të përmendur më sipër është i nënvlerësuar dhe se tërmete të tjerë shkatërrues janë fshehur në errësirën e historisë, shprehet sizmologu Llambro Duni në studimin e tij. Stacionet europiane të sizmologjisë kanë regjistruar matjen e saktë të tërmeteve në Shqipëri 6 ballë që në fillim të shekullit XX. Ndërsa magnitudat më të ulëta deri në dy ballë kanë nisur të maten në fund të viteve 1960.
Shqipëria është në mesin e një zone të gjerë kontakti midis pllakave tektonike të Afrikës.

Rajonet që rrethojnë Shqipërinë përfshijnë një zonë tektonike mjaft të gjerë, ku bëjnë pjesë Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria Jugore dhe Turqia Perëndimore. Çdo vit, në këtë rajon ndodh të paktën një tërmet me magnitudë më të ulët se 6.5 ballë.
Shqipëria është gjeologjikisht dhe sizmotektonikisht një zonë shumë e komplikuar. Vendi karakterizohet nga një mikrosizmicitet i zhvilluar me tërmete të vogla, me numër mesatar tërmetesh të magnitudës 5.5-5.9 dhe tërmete të mëdhenj të rrallë, me magnitudë mbi 6.5. Këto tërmete ndodhin në përgjithësi sipas tre palosjeve. E para bregdeti Adriatiko-Jonian, e dyta përkulja Peshkopi-Korçë dhe e treta, rripi transversal Elbasan-Dibër-Tetovë.

Në këto zona, historia njeh si më të mëdhenjtë: tërmetin e Vlorës, në vitin 601, me 9 ballë; tërmetin e Konispolit, në vitin 1872 me intensitet 9 ballë; tërmetin e Ohrit, në vitin 1911, 9 ballë; tërmetin e Mokrës, më 1912, 8 ballë; tërmetin e Leskovikut, më 1919 mbi 8 ballë; tërmetin e Tepelenës, më 1920, rreth 9 ballë; tërmetin e Durrësit, në vitin 1926, 9 ballë; tërmetin e Llogorasë, 9 ballë, në vitin 1930; tërmetin e Peshkopisë, 9 ballë, në vitin 1942; tërmetin e Lushnjës, 8-9 ballë, në vitin 1962’ tërmetin e vitit 1979, me epiqendër në brigjet malazeze me intensitet 9-10 ballë.

Dëmet që kanë shkaktuar këto tërmete, në pjesën më të madhe të rasteve kanë qenë katastrofike. Shkaktimi i dëmeve shumë të mëdha lidhet me faktin se këto tërmete kanë rënë në zona ku dendësia e popullsisë ka qenë e madhe ose ndërtimet e bëra nuk kanë marrë parasysh sa duhet rrezikun sizmik si dhe nuk është llogaritur si duhet rreziku sizmik i zonës. Bazuar në studimet e bëra, është arritur në përfundimin se përgjatë “zonës sizmogjene” Joniane-Adriatike mund të ndodhin tërmete me magnitudë maksimale të pritshme M=7-7.5 në veri të zonës tërthore Shkodër-Pejë, kurse në jug të saj, në pjesën ballore, mund të ndodhin tërmete me M=6.0-7.0. Në drejtim të Tiranës, në lindje, mund të ndodhin tërmete me M=5.5-6.0. Sipas studimeve në Shqipëri, periudha e përsëritjes së një tërmeti me M=5.0 është 3.6 vjet, e një tërmeti me M=6.0 është 29.1 vjet, e një tërmeti me M=6.5 është 93.9 vjet dhe e një tërmeti me M=7.0 është 505.6 vjet.

Rreziku sizmik në rajonin e Tiranës

Tirana, si qendër banimi, është relativisht e re. Ajo u shpall kryeqytet në vitin 1920. Si rrjedhojë, të dhënat për aktivitetin sizmik të Tiranës dhe zonës përreth janë të kufizuara. Sipas të dhënave shkencore, Tirana përjetoi tërmetin më të fuqishëm me magnitudë 5.8, në datën 21 shtator 2019. Në një punim të posaçëm për mikrozonim sizmik të kryeqytetit nga profesor Altin Karriqi, tërmeti më i fortë i verifikuar më parë që ka goditur qytetin e Tiranës është ai i vitit 988, me Magnitudë 5.4 dhe intensitet = 7-8 ballë. Sipas hartës së rajonizimit sizmik, qyteti i Tiranës përfshihet në një zonë ku brenda 100 viteve të ardhshëm mund të priten tërmete me intensitet 7 ballë.

Nga zona e shkëputjeve aktive të Tiranës janë gjeneruar shumë tërmete, ndër më të fuqishmit janë: viti 1617 me = 8 ballë. Në Krujë, më 26 korrik 1952 ra një tërmet me intensitet 8 ballë. Në Kepin e Rodonit, në vitin 1860, ra tërmet 8 ballë. Pra, rajoni i Tiranës është prekur nga tërmete historike 8 ballë edhe gjatë shekullit të kaluar. Nga pikëpamja sizmotektonike, rajoni i Tiranës mund të goditet në të ardhmen nga tërmete me magnitudë 5.5-5.9.

Historia shqiptare e fatkeqësive natyrore

Gjatë dekadave të shkuara, Shqipëria është goditur mesatarisht nga një fatkeqësi natyrore në vit. Në 30 vjet, midis 1980 dhe 2010, janë regjistruar 23 fatkeqësi të tilla.

Prej tyre, nëntë fatkeqësi kanë qenë përmbytje, katër tërmete dhe tre goditje nga temperatura ekstreme – thuhet në një studim të bërë nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në bashkëpunim me Qendrën për Çështje Europiane dhe të Sigurisë. Gjatë kësaj periudhe, referon studimi, për shkak të këtyre fatkeqësive, 163 njerëz humbën jetën, ndërsa rreth 4 milionë u prekën në një masë apo në një tjetër. Shqipëria është një vend me probabilitet relativisht të lartë të goditjes nga fatkeqësitë natyrore.

Së bashku me disa vende të tjera të Ballkanit Lindor e Juglindor, ajo ka pësuar pothuajse çdo vit një tërmet me magnitudë më pak se 6.5.
Shtatë qytetet më të mëdha të Shqipërisë futen në zonën me probabilitet 75% prej këtij rreziku. Rreth 10% e territorit shqiptar konsiderohet “e paqëndrueshme”, objekt i rrëshqitjes së dherave. Përmbytja e Ultësirës Perëndimore (sipas skenarit më të keq në 100 vjet) mund të prekë seriozisht 20 rrethe, 110 komuna, 341 fshatra, 85500 banesa (në rreth 7.9 milionë m²) rreth 565 mijë njerëz.

Lëvizjet e popullsisë dhe zgjerimi i qyteteve ka çuar në rritjen e përqendrimit të popullsisë dhe vlerave materiale në rrjedhjet e poshtme të lumenjve. Shpërthimi i tetë digave të mëdha, në zonën qendrore të Shqipërisë, vlerësohet të prekë të gjithë qytetin e Elbasanit, Lushnjës dhe Divjakës (respektivisht mbi 100 mijë, 38 mijë dhe 10 mijë banorë). Studimi nxjerr në pah se, Shqipëria është një nga vendet mesdhetare që preket më shumë nga zjarret, pasi pyjet zënë rreth 29% të sipërfaqes. Në vitin 2007, sipërfaqja totale e djegur (për shkaqe natyrore apo nga njeriu) arriti 127 mijë hektarë./Monitor

 

 

Tags: demetshqiperitermeti

TË LIDHURA

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro
Aktualitet

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro

09:03 | 26/08/2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin
Politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin

22:45 | 25/08/2025
Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin
Aktualitet

Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

21:57 | 25/08/2025
Next Post
Detaje nga vrasja mafioze e 34-vjeçarit në Mirditë/ U ndoq për disa ditë nga dy persona

Detaje nga vrasja mafioze e 34-vjeçarit në Mirditë/ U ndoq për disa ditë nga dy persona

Kosova në heshtje zgjedhore/ Nëser zgjedhjet e parakohshme

Kosova në heshtje zgjedhore/ Nëser zgjedhjet e parakohshme

Deklarata e fortë e Metës: Kam dosjen e fasadave të Ramës si ministër i Kulturës

Pse Ilir Meta po endet mes nacionalizmit dhe sovranizmit!

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

13:39 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Kush është Dimal Basha, kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës
Kosovo

Kush është Dimal Basha, kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës

by mirseda
11:50 | 26/08/2025
0

Dimal Basha është kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës duke i dhënë fund ngërçit 7 mujor...

“SHBA nuk po shpenzon për Ukrainën”, Trump: Dërgesat e armëve paguhen nga NATO

“SHBA nuk po shpenzon për Ukrainën”, Trump: Dërgesat e armëve paguhen nga NATO

11:44 | 26/08/2025
Përfundojnë punimet, hapet ura e re që lidh Mitrovicën

Përfundojnë punimet, hapet ura e re që lidh Mitrovicën

10:22 | 26/08/2025
“Mos qaj për mua, bir”, mesazhi prekës i gazetares që u vra në Gaza nga një sulm izraelit

“Mos qaj për mua, bir”, mesazhi prekës i gazetares që u vra në Gaza nga një sulm izraelit

09:30 | 26/08/2025
Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro

09:03 | 26/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com