Vatra e tërmeteve vijon të jetë aktive. Lëkundjet kanë qenë shumë të forta, dhe janë shoqëruar me panik nga banorët. Qytetarë të shumtë përjetuan momente tmerri.
Sipas Institutit Europian të Sizmiologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 3 km larg nga Bulqiza. Mësohet se lëkundje të forta janë ndjerë edhe në qytete si Peshkopi, Burrel, Bulqizë, Laç, Pukë, Elbasan dhe Librazhd. Gjithashtu, lëkundjet raportohen se janë ndjerë edhe në Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, apo për dëme materiale.
https://tiranatoday.com/termeti-i-forte-shkund-shqiperine/
Nga data 4 korrik, ku u shënua tërmeti i fortë me magnitudë 5.1 ballë, deri më 9 gusht, në Shqipëri ka vijuar aktiviteti sizmik. Lëkundja sizmike e 930 është regjistruar mëngjesin e datës 9 gusht, në orën 2:38, me epiqendër te Kepi i Rodonit.
Tërmeti ka qenë me magnitudë të ulët, 3.6 ballë të shkallës rihter. Sipas sizmiologëve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit, shpeshtësia e këtyre tërmeteve është më e madhe në raport me ato që kanë magnitudë më të madhe.
Tërmetet janë të paparashikueshme dhe nuk mund të themi a do të vijojnë, por duke qenë se Shqipëria është vend aktiv në aspektin tektonik, sipas sizmiologëve, mund të aktivizohen zona të tjera në vend.
Qytetarët duhet të dinë se pas një aktiviteti sizmik, sidomos me magnitudë mbi 4 ose më shumë në 99 përqind të rasteve, shoqërohen më pas me pasgoditje.
Si të veproni
Gjatë një tërmeti, duhet ruajtur qetësi, uluni menjëherë në dysheme dhe mblidhini duart dhe krahët, përpara se tërmeti t’ju rrëzojë, duke u ulur poshtë një tavoline, apo poshtë ndonjë mobiljeje që nuk mund të rrëzohet mbi ty.
Kur nisin lëkundjet, gjëja më e mirë që duhet të bëni, është të mos lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën, dilni me kujdes nga banesa pas tërmetit.