Ish-trajneri i Kombëtare Shqiptare të Futbollit, Gianni De Biasi shpreh solidaritetin me popullin shqiptar, pas tërmeteve të fuqishme që goditën vendin, duke shkaktuar viktima dhe qindra të plagosur.
Përmes një postimi në “Facebook”, gjendja tronditëse ka sjellë edhe reagimin e De Biasi, i cili shpreson që situata të kthehet në normalitet.
“Me gjithë zemrën time shpreh afërsinë, dhimbjen time, për viktimat dhe për të gjithë popullsinë e goditur nga tërmeti në Shqipëri.
Ngushëllime për ata që kanë humbur të dashurit në këtë përvojë të dhimbshme. Guxim dhe shumë forcë reagimi. Forca Shqipërinë!”, ka shkruar De Biasi.