IGJEUM bën me dije se një tërmet është regjistruar në orën 04.23 të mëngjesit të sotëm në Korçë.
Sipas të dhënave të bëra publike nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, magnituda e tërmetit ishte 3.9 ballë e shkallës Rihter.
Raportohet se epiqendra ka qenë në Korçë, 10 km në jugperëndim të Vithkuqit, në një thellësi 17 kilometër.