Qyteti i Elbasanit është përfshirë nga trazira e rrëmuja ndërkohë që ka nisur derbi Partizani-Tirana.
Ndonëse tifozeritë nuk lejohen në stadium, mbështetës të të dyja ekipeve kanë udhëtuar ditën e sotme drejt Elbasanit, për të mbështetur nga jashtë stadiumit skuadrat e tyre.
Në një moment mes dy tifozerive ka pasur edhe përplasje, ku është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjithçka, madje, janë thyer dhe xhamat e një lokali.
Gjithashtu një makinë pranë stadiumit “Elbasan Arena” i është vënë zjarri nga poshtë, duke rrezikuar shumë për personat që ishin aty afër. Nga pamjet, shikohet që e gjithë zona është mbuluar nga tymi.