Para orës së paralajmëruar për të nisur protestës, incidentet e para nisën me deputetët e PS-së. Pavarësisht përplasjeve me protestuesit, e ngacmimit nga ana e tyre, deputetët e Ramës kanë gjetur rrugë alternative për tu futur brenda godinës.
Disa protestues kanë hedhur kapsolla, tymuese dhe shashka brenda gardhit rrethues të godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohet edhe seanca plenare, në punimet e të cilës merr pjesë vetëm mazhoranca.
Në drejtim të forcave të rendit po hidhen shashka dhe flakadanë, ndërkohë që drejtuesit e opozitës po mbajnë fjalën e tyre.
Ndërkohë banorët e Astirit të cilët marrin pjesë në këtë protestë, kanë djegur fotografinë e Edi Ramës të modifikuar bashkë me atë të Maduros.