Aktualitet

Temperaturat në rritje, njihuni me parashikimin e motit për nesër


               Publikuar në : 15:22 - 12/02/20 M S

Vendi po përgatitet që gradualisht në orët e ardhshme dhe gjatë ditës së nesërme të ketë ndikim të një moti të qëndrueshëm. Ditën e enjte në vend, do të mbizotërojë moti me kthjellime e vranësira të pakta deri mesatare.

Në zonat malore, lugina dhe bregdet kryesisht në orët e mëngjesit mjegull e mjegullinë. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -1ºC deri në 11ºC
zonat e ulëta 3ºC deri në 18ºC
zonat bregdetare 6ºC deri në 18ºC


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT