Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në tryezën për Reformën Zgjedhore Petrit Vasili, përgjatë një interviste televizive theksoi se “nuk mund të pranohet që kryefjala e zgjedhjeve të ardhshme të jenë kriminelët”.
Vasili foli për Reformën Zgjedhore teksa i mëshoi faktit se temat e nxehta do të jenë prova e vërtetë e tryezës.
“Besoj se kryetemat e çështjes, temat e nxehta, ato të cilat na kanë bërë të shkojmë në këtë reformë zgjedhore, që kanë të bëjnë me kriminalizimin dhe shitblerjen e votës, janë përpara dhe ato janë prova e së vërtetës.
Në rast se mungon vullneti, është e paralajmëruar një përballje shumë e rreptë sepse nuk ka rrugë tjetër. Nuk mund të pranohet që kryefjala e zgjedhje të ardhshme të jenë kriminelët”, tha ai.