Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Telefoni i kuq”, pajisja që ka shmangur Luftën e Tretë Botërore mes SHBA dhe Rusisë

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Telefoni i kuq”, pajisja që ka shmangur Luftën e Tretë Botërore mes SHBA dhe Rusisë

Bota ishte shumë pranë Luftës së Tretë Botërorë, që mund të kishte pasoja apokaliptike për shkak të ekzistencës së armëve bërthamore, gjatë të ashtuquajturës “Kriza e Raketave Kubane” në tetorin e vitit 1962. Ajo krizë u përshkallëzua, jo vetëm si pasojë e armiqësisë së fortë mes SHBA dhe Bashkimit Sovjetik, por mbi të gjitha për shkak të mungesës së një linje të sigurtë komunikimi midis Uashingtonit dhe Moskës.

Mungesa e një komunikimi të drejtpërdrejtë në vitin 1962, favorizoi spekulimet në kampet kundërshtare, teksa mesazhet mes Moskës dhe Uashingtonit kërkonin disa orë që të dërgoheshin. Kështu letra e datës 26 tetorit, ku udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushov propozonte daljen nga kriza, e shkruar në  gjuhën ruse, drejtuar ambasadës amerikane në Moskë rreth orës 09:42 të paradites sipas orës së Uashingtonit, mbërriti pas përkthimit, përcjelljes dhe kodimit në orën 21:00 të mbrëmjes në Departamentin e amerikan të Shtetit, pra pas gati 12 orësh.

Për të mënjanuar këto ngadalësi, që të dyja superfuqitë e kohës ranë dakord më 20 qershor 1963 të ndërtojnë “telefonin e parë të kuq” midis tyre, që u vu në funksion më 30 gusht të atij viti. Linja telefonike ndërmjet SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, u përjetësua në filmin e vitit 1964 “Dr. Strangelove”, si një ‘telefon i kuq’.

Në fakt, në fillim termat “red phone” apo “hotline”, ishin më tepër figurative. Pasi nuk bëhej fjalë për një telefon klasik me ngjyrë të kuqe. Kenedi dhe Hrushovi do të komunikonin nëpërmjet një telegrafi, përmes mesazhe të shkruara, të koduara dhe të transmetuara me kabull. Linja e parë telefonike, përdori dy linja telegrafike.

Linja kryesore nisej nga Uashingtoni, kalonte nën oqeanin Atlantik deri në Londër. Prej andej lidhej me Kopenhagën në Danimarkë, Stokholmin në Suedi dhe Helsinkin në Finlandë, deri në Moskë. Linja telefonike u provua për disa orë. Mesazhet që përdorën në fillim amerikanët përfshinë fragmente nga veprat e Uilliam Shekspir, Mark Tuein, enciklopedi të ndryshme, dhe një manual për ndihmën e shpejtë.

Ndërkohë testimet nga sovjetikët, përfshinin pjesë nga veprat e shkrimtarit rus Anton Çehov.

Në Pentagon, sistemi ndodhet në Qendrën Kombëtare të Komandës Ushtarake. Çdo ekip i MOLINK (Moscow Link), ka punuar historikisht me turne 8-orëshe: një oficer i autorizuar kujdeset për pajisjet, dhe një tjetër që zotëron gjuhën ruse në mënyrë të shkëlqyer, dhe është i informuar mirë mbi çështjet botërore, shërben si përkthyes.

Mesazhet e pranuara në Uashington, mbajnë automatikisht termin “ i klasifikuar”, dhe mund të lexohet vetëm nga presidenti. Lidhjet u ndërprenë aksidentalisht disa herë. Për shembull në një rast pranë Kopenhagës nga një punëtor danez që po rrëmonte me një buldozer tokës, dhe në një rast tjetër nga një fermer finlandez që po lëronte tokën e tij.

Përdorimi i parë zyrtar i linjës telefonike nga Shtetet e Bashkuara, ishte ditën kur Xhon Kenedi u vra më 22 nëntor 1963, ndërsa nga Bashkimi Sovjetik më 5 qershor 1967, gjatë shpërthimit të Luftës Gjashtë Ditore, mes Izraelit dhe vendeve arabe. Linja telefonike Moskë-Uashington, u përdor gjithashtu gjatë Luftës Indi-Pakistan të vitit 1971, gjatë Luftës Arabo-Izraelit të vitit 1973, kur pati një alarm bërthamor nga Shtetet e Bashkuara; në vitin 1974, kur Turqia pushtoi Qipron; në vitin 1979, kur Bashkimi Sovjetik pushtoi Afganistanin, dhe disa herë gjatë administratës Rean në vitet 1980, kur sovjetikët pyesnin mbi ngjarjet në Liban, dhe Shtetet e Bashkuara që komentonin situatën politike në Poloninë asokohe komuniste.

Ndërkohë në vitet 1970, u vendos përherë të parë edhe një telefon, ndërsa në vitet 1980, u realizuan lidhjet satelitore, duke mundësuar dërgimin e dokumenteve, si harta apo foto. Në vitin 1994, një “telefon i ri i kuq”, i dha mundësi ministrave të Mbrojtjes të të dyja vendeve, që të arrinin të komunikojnë praktikisht në çdo moment.

Në vitin 2007, linja telefonike Moskë-Uashington u përmirësua sërish. Një rrjet kompjuterik i posaçëm, lidh Moskën dhe Uashingtonin. Sistemi i ri, nisi të funksionojë më 1 janar 2008.

Ai vazhdon të përdorë dy lidhje satelitore, ndërsa një kabllo me fibra optike zëvendësoi kabllon e vjetër.

Softueri komercial, përdoret si për biseda ashtu edhe për komunikimet me e-maile. Transmetimi është thuajse në kohë reale. Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni, kanë mbajtur gjithnjë sekret numrin e përdorimeve të kësaj linje të sigurtë. Me kalimin e kohës, linja komunikimi direkte u vendosën edhe mes Moskës dhe kryeqyteteve evropiane, mes Kinës dhe Rusisë dhe më pas me SHBA-në, mes Indisë dhe Pakistanit dhe shumë vendeve të tjera, që kanë marrëdhënie shpesh herë konfliktuale.

Tensionet midis SHBA dhe Rusisë ka edhe sot, por nuk dihet nëse linja telefonike është duke u përdorur për shembull mbi konfliktin në Siri. Gjithsesi, ekspertët besojnë megjithatë se “telefoni i kuq” ka qenë vendimtar në ruajtjen e paqes mes dy vendeve, gjatë gati 6 dekadave të kaluara./ Tirana Today

Tags: i kuqLuften e Trete BoterorePajisjarusiSHBAshmangtelefoni

TË LIDHURA

“I kapëm në befasi”/ Trump: I ndërpremë energjinë gjatë operacionit për kapjen e Maduros
Bota

“I kapëm në befasi”/ Trump: I ndërpremë energjinë gjatë operacionit për kapjen e Maduros

18:03 | 06/01/2026
Zjarri me 40viktima në Zvicër, zyrtarët flasin në konferencë: Kërkojmë falje,por nuk japim dorëheqje
Bota

Zjarri me 40viktima në Zvicër, zyrtarët flasin në konferencë: Kërkojmë falje,por nuk japim dorëheqje

11:56 | 06/01/2026
Papa Leone mbyll Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, përfundon zyrtarisht viti jubilar…
Bota

Papa Leone mbyll Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, përfundon zyrtarisht viti jubilar…

10:45 | 06/01/2026
Next Post
Berisha nxjerr pamjet, paralajmëron cunam (video)

Berisha nxjerr pamjet, paralajmëron cunam (video)

Rama për “Associated Press”: Protestat vetëm dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Rama për “Associated Press”: Protestat vetëm dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Jo vetëm Lefter Maliqi, kush është deputetja që i bashkohet protestës sot

Jo vetëm Lefter Maliqi, kush është deputetja që i bashkohet protestës sot







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Kunatat janë si motra? Reagimi epik i Monika Kryemadhit: Avash mo avash, unë me motrën e Ilirit….
Showbizz

Kunatat janë si motra? Reagimi epik i Monika Kryemadhit: Avash mo avash, unë me motrën e Ilirit….

by mirseda
22:03 | 06/01/2026
0

Raporti i Selin me Gretën, si dy kunata në perspektive pasi kjo e fundit ka një lidhje...

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

21:49 | 06/01/2026
Keijsi dhe Stelina bashkë, Selin nuk i ruan vendin Mirit, Kristi ulet pranë saj dhe e puth

Keijsi dhe Stelina bashkë, Selin nuk i ruan vendin Mirit, Kristi ulet pranë saj dhe e puth

21:43 | 06/01/2026
Moti i keq në Kosovë, Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet

Moti i keq në Kosovë, Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet

20:58 | 06/01/2026
Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’

Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’

20:01 | 06/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com