Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri pasditen e sotme në Vlorë.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Transballkanike”.
Identiteti i të plagosurve ende nuk është bërë me dije, ndërkohë thuhet se ata janë të afërm me njëri-tjetrin.
Policia ndodhet në vendngjarje.