Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Të pathënat e protestës në Astir/ 82-vjeçarja mes ulërimave: Ku do të më flakë djali?

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Të pathënat e protestës në Astir/ 82-vjeçarja mes ulërimave: Ku do të më flakë djali?

Ishin vitet ’95 kur familja Skënderi u largua nga fshati Frashër, i Përmetit, për një të ardhme më të mirë në Tiranë. Kushja, sot është 82 vjeçe, por i kujton shumë mirë ato kohë, kur me shumë mundim arritën të ndërtonin shtëpinë e tyre në zonën e Astirit.

“Ne këtë shtëpi e kemi bërë me lule. Shkonim nëpër male e fusha dhe mblidhnim lule. Pasi i shisnim me lekët që fitonim ia dërgoja fëmijëve që të bënin shtëpinë këtu. Unë kam pasur 12 fëmijë dhe për ne ka qenë paksa e frikshme të largoheshim nga fshati.

Por, kur të gjithë filluan të lëviznin, rrugë nuk kishte, spitale jo dhe për ne ishte e nevojshme të iknim nga Frashëri. Me shumë mundime dhe sakrifica vendosëm të jetojmë në Tiranë. Më trembte ideja, por mbylla sytë dhe erdhëm këtu. 5 vjet dhe me zor e kanë bërë. Më shumë rrinin pa ngrënë se të ngrënë, vetëm që të bënin shtëpinë e të fusnin kokën.

Po nesër që nuk do të ketë shtëpi ku do të shkojmë, çfarë do të bëjmë?! Me se do ta ma mbajë xhanin e shpirtin?! Më ka nënë dhe nuk më flakë dot.”

“Po sa kam hequr unë moj të keqen nëna. Ku do të shkoj, po fëmija ku do të më shkojë?! Çfarë të bëjmë?! Këta lot që na bien, po bëjmë 6-7 ditë në këtë gjendje. Kafshatë buke nuk po fusim në gojë. Po ngrihemi si ata lugetërit pa pikë gjumi në sy,”-rrëfen mes lotëve 82 vjeçarja.

Familja me 18 veta hidhet në rrugë

Shtëpia ku jetojnë 3 prej vëllezërve preket nga projekti i Unazës së Madhe, duke nxjerrë në rrugë 18 persona, nga të moshuar e deri te fëmijë. Eltoni, djali i vogël, thotë se shtëpia nuk është e legalizuar, por kjo për faj të shtetit. Pasi ka që prej vitit 2005 që e ka futur në proces legalizimi, por çdo derë i është mbyllur.

“Në total në këtë shtëpi bëhen 18 veta që dalin në rrugë të madhe. Këta vijnë të prishin dhe nuk lënë asnjë dokument në dorë. Unë atij projekti nuk i dal kundër për asnjë gjë. Por, mundin edhe djersën që kemi derdhur për këtë shtëpi, unë e dua. Deri në momentin që ata do vijnë, ne do qëndrojmë këtu. Do më shkelin a do më vrasin, punë e tyre se çfarë do të bëjnë. Unë nga kjo shtëpi nuk dalë dhe një gozhdë nuk do të lëvizet, derisa unë të marr atë që më takon.

Gjithë këtë stres po e përjeton edhe vajza që është 2 vjeçe, lëre më djali 10 vjeç. Më pyesin ‘babi ku do të shkojmë ne?’ E çfarë t’i them unë?! Nuk e di ku do të shkojmë ne. Mundi i babait dhe nënës, i imi e i vëllezërve, si edhe stresi që po kalon ai fëmija im sot, po na shkatërrojnë totalisht.

Shtëpia e familjes Skënderi është një prej afro 317 objekteve të cilat do të shkatërrohen me qëllim zgjerimin e rrugës. Por, ata thonë se institucionet përkatëse nuk kanë dhënë asnjë shkresë zyrtare dhe se nuk e dinë se kur do të fillojë prishja. Deri atëherë ata qëndrojnë me frikën se nga momenti në moment do të nxirren mes katër rrugëve.

“Ta marrin dhe njëherë atë projektin, ta shqyrtojnë e t’ia japin dhe njëherë atij kryeministri. Se mos ndoshta ka qenë në atë botën e vetë dhe ka vendosur për këtë projekt që të bëhet në këtë mënyrë. Ama ne jemi duke qëndruar me frikë gjatë gjithë kohës, shohim në dritare se kur do të vijë fadroma e të nisë shembjen e shtëpisë. Kjo është një hata e madhe.” TIRANA TODAY

Tags: 18 pjestarëAstirfamiljaprishetrrugeshtëpia

TË LIDHURA

Forcohet bashkëpunimi Shqipëri-Itali kundër krimit të organizuar
Aktualitet

Forcohet bashkëpunimi Shqipëri-Itali kundër krimit të organizuar

16:22 | 16/04/2026
SPAK mbyll hetimet për 8 të akuzuar për mashtrim ndaj gjermanëve
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për 8 të akuzuar për mashtrim ndaj gjermanëve

16:20 | 16/04/2026
Kryeministri Rama pritet me ceremoni zyrtare në Romë, momenti kur takohet me Melonin
Kryesore

Kryeministri Rama pritet me ceremoni zyrtare në Romë, momenti kur takohet me Melonin

16:17 | 16/04/2026
Next Post
Pas Hysajt, një tjetër kuqezi drejt Napolit

Çështje Hysaj/Napoli “ul kokën”, pranon kushtet e shkodranit

“Për një foto, Kryeministri rrezikon jetën e të sapolindurve”

“Për një foto, Kryeministri rrezikon jetën e të sapolindurve”

Habit Vuçiç: Na e ka mbledh NATO, s’dërgojmë trupa në Kosovë

Vuçiç u ‘tërheq veshin’ shqiptarëve: Nuk ju ka mësuar njeri të silleni denjësisht?







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Forcohet bashkëpunimi Shqipëri-Itali kundër krimit të organizuar
Aktualitet

Forcohet bashkëpunimi Shqipëri-Itali kundër krimit të organizuar

by mirseda
16:22 | 16/04/2026
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita zhvilloi një takim me Drejtuesin e Shërbimit për...

SPAK mbyll hetimet për 8 të akuzuar për mashtrim ndaj gjermanëve

SPAK mbyll hetimet për 8 të akuzuar për mashtrim ndaj gjermanëve

16:20 | 16/04/2026
Kryeministri Rama pritet me ceremoni zyrtare në Romë, momenti kur takohet me Melonin

Kryeministri Rama pritet me ceremoni zyrtare në Romë, momenti kur takohet me Melonin

16:17 | 16/04/2026
Sanksionet ndaj Rusisë të bllokuara, BE sheh “dritë në fund të tunelit”

Sanksionet ndaj Rusisë të bllokuara, BE sheh “dritë në fund të tunelit”

15:41 | 16/04/2026
Zbulohet ora se kur do të mbahet protesta e opozitës, policia njofton rrugët e bllokuara

Zbulohet ora se kur do të mbahet protesta e opozitës, policia njofton rrugët e bllokuara

15:39 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com