Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Të mos bëjmë sikur kemi president!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Maqedonia në NATO, reagon Meta: Veprim i duhur në kohën e duhur

Nga Mero Baze/ Në gjithë këtë histori të sforcuar për të prodhuar një krizë politikë, gjëja më e shëmtuar e krizës nuk është as akti prej kamikazi i opozitës, dhe as indiferenca e shumicës ndaj këtij akti. Gjëja më e shëmtuar e kësaj krize është fakti që ne bëjmë sikur kemi president, dhe madje dëgjojmë, as pa u skuqur dhe as pa u zverdhur, deklarata prej presidenti.

Dje i përsëriti për të disatën herë. Është një gjë shumë e shëmtuar që në një krizë të rëndë politike, të prodhuar me shumë sforco, shumë para dhe shumë interesa, mes të tjerash dhe joshqiptare, presidenti i vendit të bëjë sikur nuk është pjesë e krizës, por mbi palët në këtë krizë. Thirrja e djeshme e presidentit për të bërë “hapa pas”, pasi ka urdhëruar njëherë “hapat para”, dhe akoma më keq, shpikja e tij se jemi para një krize kushtetuese, është në fakt fyerja më e madhe që i bëhet shoqërisë gjatë kësaj krize.

E vetmja krizë që po përjeton Shqipëria në këto momente, është kriza e opozitës, e cila në pamundësi për t’u reformuar dhe për të ndryshuar, po kthehet në kamikaze, me shpresë të vrasë, ose plagosë dhe kundërshtarët. Ky akt është i dirigjuar nga dy njerëz, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Njëri përmes gruas e tjetri përmes dikujt, që e ka vënë të nusërojë në selinë e PD, kanë urdhëruar prodhimin e një krize artificiale politike, me agjendë të qartë, duke tentuar të godasin sistemin politik përmes nxjerrjes së opozitës jashtë këtij sistemi, me shpresë se ndalin humbjen e kontrollit mbi drejtësinë dhe pushtetin mbi të. Unë nuk e di si përfundon kjo krizë për Edi Ramën dhe qeverinë, por di që mbaron kur nga skena të dalë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ata janë të parët në radhën e viktimave që kjo krizë mund të prodhojë. Të tjerët mund të plagosen kur të zhduken këta.

Ky akt i pashembullt dhe i pangjashëm në asnjë vend tjetër demokratik në botë, nuk ka prodhuar dot deri tani as krizë institucionale, as kushtetuese, dhe as sociale. Krizë institucionale nuk ka, pasi nuk ka asnjë institucion që nuk funksionon, por mund të ketë institucione që nuk bëjnë si duhet detyrën, siç është ai i presidentit. Krizë kushtetuese ka vetëm në rastet kur institucionet kushtetuese janë të paralizuara dhe nuk funksionojnë për shkak të politikës. I vetmi rast para së cilës u gjendëm në një krizë kushtetuese, ishte akti i presidentit për të mos dekretuar ministrin e Brendshëm e më pas ministrin e Jashtëm, por dhe ajo krizë u tejkalua “me qetësi dhe dashuri” nga shumica, dhe nuk e akuzoi shkaktarin për shpërdorim detyre. Në fakt ajo krizë duhej zgjidhur me force, siç e kërkon Kushtetuta, por u zgjidh me metoda shqiptare. Krizë tjetër kushtetuese nuk di të kemi. I vetmi pretendim është të kemi krizë sociale. Por e vërteta është se protestat e paguara të opozitës, po prodhojnë dhunë, por jo destabilizim në shoqëri, po injektojnë urrejtje, por nuk po prodhojnë dot përçarje në shoqëri, po prodhojnë huliganizëm, por jo anarki.

Shoqëria është e ndarë dhe e distancuar qartazi nga aktet e një pakice të dëshpëruar opozitare. Madje dëshpërimi i presidentit dhe opozitës është pikërisht pse nuk po prodhojnë dot krizë sociale, krizë kushtetuese dhe krizë institucionale, dhe meqë nuk e prodhojnë dot, luajnë tango me njëri- tjetrin, njëri thotë “hap para” e tjetri “hap pas”. Në fakt, këta i ngjajnë më shumë atyre aktorëve të dështuar, që bëjnë prova në shtëpinë e tyre me gruan para se të dalin në skenë, dhe pastaj aty bëhen qesharakë. Presidenti nuk ka kujt t’i bëjë thirrje përveç gruas së tij, nëse vërtet do ishte nevoja. Por në këtë rast nuk është as nevoja. Gruaja po bën çfarë i thotë presidenti, ashtu si ajo nusja tjetër në PD, po bën çfarë i thotë “vjehrri” i shtëpisë. Dhe nëse e kanë seriozisht atë kërkesën që si opozitë po dorëzojnë pushtetin, s’kanë pse ua marrin mandatin ca kukullave në Kuvend, për të marrë ca kukulla të tjera që presin në radhë. Pushtet është posti i presidentit. Le ta lëshojnë atë! E di që nuk zgjidh ndonjë gjë të madhe, por së paku na e kursejnë këtë talljen, sikur kemi president që bën thirrje për paqe.

Tags: bëjmëilir metaKemimero bazepresidentsikur

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Mbyllet protesta e opozitës, grupi hetimor në kërkim të provave (foto-video)

Mbyllet protesta e opozitës, grupi hetimor në kërkim të provave (foto-video)

(VIDEO) Dora e Zotit në rrugë, fëmija shpëton mrekullisht nga aksidenti

(VIDEO) Dora e Zotit në rrugë, fëmija shpëton mrekullisht nga aksidenti

Momentet ‘pikante’ gjatë protestës/Protestuesi tenton të trembë policin (video)

Momentet ‘pikante’ gjatë protestës/Protestuesi tenton të trembë policin (video)







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!
Aktualitet

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!

by mirseda
22:34 | 02/04/2026
0

Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik. Sipas njoftimit të Administratës...

Izraeli eliminon komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës

Izraeli eliminon komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës

22:29 | 02/04/2026
Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

22:09 | 02/04/2026
Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

22:07 | 02/04/2026
Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

21:49 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com