Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

A do të ketë dhunë në protestën e sotme? Ja çfarë strategjie do të ndjekë PD

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
A do të ketë dhunë në protestën e sotme? Ja çfarë strategjie do të ndjekë PD

Partia Demokratike së bashku me aleatët e saj do të marshojnë në orën 12:00 përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në protestë do mblidhen militantët e Partisë Demokratike dhe qytetarë të ndryshëm , të cilët do të marshojnë drejt Kryeministrisë, aty ku qëndron prej 3 muajsh “Çadra e Lirisë”.

Sipas burimeve nga organizatorët e Partisë Demokratike për “Tirana Today”, pritet që numri i protestuesve të arrijë rreth 200 mijë veta.

Një pjesë e mirë e tyre janë nisur nga qytetet e ndryshme të vendit, të cilët po i afrohen qendrës së kryeqytetit për të vijuar më pas përpara zyrave të kryeministrit Rama.

Në protestë si familje

Të gjithë protestuesit janë udhëzuar që të marrin pjesë së bashku me familjarët e tyre. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të marshojë në krye të kësaj proteste, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij. Sipas organizatorëve të protestës, Basha ka ndjekur këtë strategji në mënyrë që protesta të jetë sa më e përmbajtur dhe të mos dalë jashtë kontrollit.

“Bashkohuni me mua. Me familjen dhe fëmijët e mi. Do të jemi këtu. Ejani me zemrat e mbushura me gëzim! E kam parë të nesërmen që ju po e ndërtoni. Bashkë do nxjerrim në pension kupolën e politikës dhe do ia dorëzojmë Muzeut në Pavionin e Turpit. Ejani pa frikë, do jetë manifestimi më i madh, askush mos të mungojë në këtë moment të Evropës që do vijë e do zbresë me frymën e Zotit dhe bashkimin e shqiptarëve më 13 maj, këtu, në këtë shesh. Forca jonë ka qenë kauza e drejtë, interesi qytetar. Kjo, jo vetëm nuk na ka lodhur, por na ka bërë më të pamposhtur. Me këtë besim te njëri-tjetri, te pastërtia e synimeve tona, dhe te fakti se nuk bëjmë asgjë për interesin tonë”, iu drejtua dje Basha mbështetësve të tij.

A mund të dalë situata jashtë kontrollit?

Në protestën, e cila do të nisë zyrtarisht pas pak minutash, organizatorët e Partisë Demokratike iu kanë kërkuar mbështetësve të tyre që të mos bien pre i asnjë lloj provokimi, por njëherësh të mos nxitin njëri-tjetrin për të goditur mbi policinë.

Sipas burimeve për “Tirana Today” nga organizatorët që menaxhojnë pjesën kryesore të protestës, theksohet se udhëzimi për të mos provokuar dhe për të mos rënë pre e provokimeve është lëshuar nga kreu i PD-së, Basha.

Nëse situata do të dalë jashtë kontrollit dhe protesta do të bëhet e dhunshme, ai që humbet në këtë rast është vetë kreu i Partisë Demokratike, pasi pretendon se po sjell “Republikën e Re”. Por, organizatorët e protestës pretendojnë edhe faktin se Policia e Shtetit ka infiltruar njerëzit e saj, të cilët janë adresuar që të provokojnë turmën dhe të shkaktojnë përplasje midis njëri-tjetrit.

Bllokimi i protestuesve

Që në mëngjesin e kësaj të shtune autoritetet shtetërore kanë tentuar të bllokojnë autobusët me protestues që ishin nisur nga Shkodra për në Tiranë. Kreu i PD-së në Shkodër, Ramiz Çobaj, tha se “kemi pasur probleme me autobusët. Autoritetet e qeverisë kanë tentuar të bllokojnë autobusët. Kemi organizuar ekskursione për t’i marrë”, ka thënë Çobaj.

Ndërsa një rreth 15 autobusë me protestues janë ndaluar të hyjnë në pikën kufitare të Morinës. Të paktën kështu pretendojnë burime nga Partia Demokratike, të cilët shprehen se policia ka bllokuar kalimin e rreth 15 autobusëve të mbushur me qytetarë, të cilët janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e opozitës.

Por, sipas policisë, janë ndaluar 7 autobusë me studentë nga Mitrovica, të cilët ishin nisur për ekskursion nga Mitrovica drejt Durrësit. Ndalimi sipas policisë u bë për të verifikuar se destinacioni i tyre ishte Durrësi.

Sipas burimeve nga drejtuesit e protestës dhe organizatorët e saj, kryetarët e bashkive që janë nën drejtimin e mazhorancës kanë kërcënuar drejtuesit e linjave të transportit me heqjen e licencës nëse do të sjellin në Tiranë protestues në mbështetje të Partisë Demokratike. Megjithatë, pavarësisht tentativës për bllokim, organizatorët demokratë kanë arritur të marrin autobusët dhe të bëhen gati për t’u nisur drejt kryeqytetit.

“Republika e Re” dhe “Republika e Vjetër”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të artikulojë sot të njëjtën kërkesë, që ka bërë përgjatë tre muajve në “Çadrën e Lirisë”; largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike e cila do të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme më 18 qershor.

Kjo do të sillte sipas Bashës largimin e çdo elementi kriminal nga politika, zhdukjen e kultivimit të drogës dhe një drejtë të barabartë për të gjithë.

Bëhuni gati për “Republikën e Re”! Vjen pas pak çastesh në orën 12:00. Të paktën kështu pretendon Lulzim Basha. Gjithçka mbetet për t’u parë, por shumë pak gjasa ka të ndodhë, sepse është një premtim i një politikani të ri në moshë, por pjesë e “Republikës së Vjetër”.
(Tirana Today)

Tags: 200 mijebashacadra e lirisedhuneprotestuesrepublika e vjeter

TË LIDHURA

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:45 | 05/07/2025
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi

21:09 | 05/07/2025
“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”
Aktualitet

“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”

21:06 | 05/07/2025
Next Post
Çfarë tregon shiriti i zi në krahun e 2700 protestuesve të opozitës?

Çfarë tregon shiriti i zi në krahun e 2700 protestuesve të opozitës?

Financial Times: EU cannot ignore Albania’s descent into disorder

Financial Times: EU cannot ignore Albania’s descent into disorder

Protesta e opozitës, ndalohen 20 persona, mes tyre marinsi që ndihmoi PD-në

Protesta e opozitës, ndalohen 20 persona, mes tyre marinsi që ndihmoi PD-në

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com