Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Të kërkosh të jesh “i sigurtë” në opozitë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Halli i Berishës dhe hallet e opozitës

Nga: Mero Baze

Një militant zjarrvënës nga ata që kanë tentuar të djegin shkollat para 30 Qershorit, u përball sot me Rudina Hajdarin, në të njëjtën shkollë në Shkodër, i përgatitur që të sulmojë “armikun” më të ri të Lulzim Bashës.

Me një fjalor agresiv, nga ata që duan të flasin por të mos dëgjojnë, dhe mbi të gjitha të mos ballafaqohen, militanti ishte një produkt origjinal i betejës reale të Lulzim Bashës në këto ditë. Angazhimi kryesor i Lulzim Bashës nuk është të marrë pushtetin, por të jetë i sigurtë se nuk i marrin opozitën.

E gjithë fryma e veprimeve të tij të fundit, përfshi dhe zbythjen për t’u ulur në tryezën për reformën elektorale, ka vetëm një kusht i cili lexohet në çdo veprim, dhe ai ka të bëjë me hipotekën e opozitës.

Ai është gati të bëjë çfarë të dojë Edi Rama me kusht që pushteti të njohë për opozitë, vetëm Lulzim Bashën. Ai është gati të bëjë çfarë të dojë OSBE apo BE dhe SHBA, por me kusht që të njohin për opozitë vetëm atë. Ai është gati të tërhiqet nga ideja e revolucionit permanenet, por palët duhet t’i njohin atij të drejtën e opozitës.

Të gjitha kërkesat e tij fokusohen vetëm tek nevoja për të bashkëpunuar me armikun e jashtëm, kundër “armikut të brendshëm”. Kërkesa e tij në tryezën e OSBE ishte ilustrim i këtij makthi, ku ai e donte fushën të pastër pa kundërshtarët e vet nëpër këmbë.

Dhe duket se të tillë konsideron çdokënd që i ka dalë nga rreshti. PD e Shkodrës ka sulmuar në rrjete sociale dhe me zëra publik drejtues të Universitetit në Shkodër që i kanë dhënë një çmim Topallit. Kamikazi i Bashës, i turret vajzës Azem Hajdarit dhe i thotë ti nuk e ke njohur Azemin, se ai ka qenë demokrat…dhe mendo që ky tipi ka lind pas vdekjes Azemit, dhe as në video se ka parë, njësoj si Lulzim Basha. Falë zotit që ajo vajza përballë tij, ishte Rudina Hajdari, e cila e çarmatosi duke i dhënë mikrofonin dhe ai iku si frikacak nga përballja, se po të ishte Azemi mund ta hante dhe kokës atë mikrofonin.

E njëjta gjë është dhe me qëndrimin ndaj Murrizit, Patozit, madje dhe ndaj gazetarëve që e mbështesin PD-në dhe janë kritikë të ashpër të qeverisë, por kanë rezerva për Lulzim Bashën.

Pra i gjithë shqetësimi për Bashën, nuk është si mund të mundet pushteti, si mund të sulmohet qeveria, si mund t’i bëhet e pasigurtë e ardhmja e qeverisë, por si të sigurohet Basha, se nuk i marrin opozitën. Madje, në këtë spirale ka arritur të fusë, duke e poshtëruar edhe Berishën, i cili duket se më shumë hall ka mos i marrin opozitën Bashës, se sa mos i marrin pushtetin Ramës.

Nuk më duket se Rama ka gjë kundër kësaj strategjie. Dhe ai mund t’i garantojë që nuk ua merr njeri opozitën. Madje mund të jetë gati dhe të paguajë për këtë.

 

Tags: mero bazeramaRudina Hajdari

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Kryemadhi i shkon në zyrë Bashës, ja për çfarë kanë diskutuar

Kryemadhi i shkon në zyrë Bashës, ja për çfarë kanë diskutuar

Bundestagu nis diskutimet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Bundestagu nis diskutimet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Video/ Qytetari denoncon korrupsionin në Vlorë, të përfshirë sekser-avokat-prokuror

Video/ Qytetari denoncon korrupsionin në Vlorë, të përfshirë sekser-avokat-prokuror







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com